Numri i muslimanëve në Kinë në njëzet vitet e fundit është dyfishuar
Në Kinë, ekonomia e dytë më e madhe në botë, feja me rritjen më të shpejtë është Islami.
Numri i muslimanëve në këtë vend ka kaluar 100 milionë.
Interesimi për Islamin në vendin më të populluar në botë, dita ditës është në rritje. Në Kinë, e cila ka një miliard e 400 milionë banorë, sipas shifrave zyrtare, ka 45 000 xhami. Nga 56 grupe të ndryshme etnike, 14 prej tyre janë muslimanë.
Përkundër bindjeve që ekzistojnë, shumica e muslimanëve në Kinë nuk janë pjesë e turqve Uighur, Uzbekë dhe kazakë. 90 për qind e popullsisë muslimane në Kinë janë kineze Hui, një grup kinez etnik me origjinë të plotë kineze.
Çdo ditë 60 kinez pranojnë Islamin
Në Kinë, ku 42 për qind e banorëve nuk janë pjesëtarë të asnjë feje, sipas shifrave zyrtare, feja me përhapjen më të shpejtë është Islami. Shifrat zyrtare tregojnë se mesatarisht rreth 60 kinez në ditë shkojnë në xhami dhe konvertohen në Islam.
20 vjet më parë Kina kishte 50 milionë muslimanë, por vitet e fundit ky numër ka shënuar rritje rekorde, duke kaluar 100 milionë.