Kryqi i Kuq i krahinës Austria e Epërme në Austri ka refuzuar aksionin e dhurimit të gjakut të “Bashkësisë islame fetare” në Linz, njoftojnë medie të huaja.
Klubi myslimane ka kritikuar këtë sjellje të Kryqit të Kuq duke mos u pajtuar me arsyetimin se “refuzimi është bërë për shkaqe shëndetësore sipas të cilave personat me origjinë myslimane ose turke nuk janë të përshtatshëm për dhënie gjaku”.
Kryqi i Kuq e ka arsyetuar qëndrimin e vet negativ me konstatimin se “personat nga Evropa Juglindore kanë numër të ngritur hepatitesh B të antitrupave”.
"Fakt është se në shumë pjesë të Europës Juglindore ka prani të shtuar hepatiti B të antitrupave. Për këtë arsye te ne ka kujdes kur bëhet fjalë rreth personave të atij rajoni", ka sqaruar kryemjeku i spitalit në Linz Christian Gabriel.
Shoqata myslimane thotë se mbetet çështje e hapur sa është i rrezikshëm gjaku i myslimanëve lindur në Austri .
"Fakti se shumë myslimanë, me shtetësi austriake, lindur dhe rritur në Austri, të përfshirë në entet e sistemit shëndetësor duke se nuk ka rëndësi”, konstaton me habi shoqata.