Japonia në përgatitje për rritje të turistëve dhe investimeve nga vendet muslimane përpara Lojërave Olimpike 2020 në Tokio.
Për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve muslimanë, autoritetet japoneze janë duke planifikuar që t’u krijonë më shumë lehtësi miqve muslimanë, duke bërë dhoma për faljen e namazit në aeroport, si dhe t'u sigurojnë ushqim hallall.
Me afrimin e Olimpiadës Verore 2020 në Tokio, lojërat pritet të tërheqin miliona vizitorë nga e gjithë bota, veçanërisht nga vendet muslimane si Malajzia, Indonezia dhe Azia jug-lindore. Prandaj, Japonia është duke përgatitur veten me kurse trajnimi për të informuar bizneset dhe aeroportet për Islamin, që shërbimet e tyre të jenë të përshtatshme për klientët muslimanë.
Hapat përfshijnë instalimin e dhomave për falje në aeroport së bashku me objektet për pastrim, të cilat duhet të jenë gati deri në Janar.
Islami u prezantua fillimisht në Japoni në vitin 1920, kur muslimanët turk ikën nga shtypja brutale e Bashkimit Sovjetik për shkak të fesë dhe u strehuan në këtë vend. Në vitin 1930, 1000 muslimanë jetonin në Japoni. Sot, kjo shifër është rreth 120,000./mesazhi/