Qeveria e Angolës edhe një herë mohon zërat se në këtë vend është ndaluar feja Islame
Ministri i jashtëm i vendit, Rebelo Chicoti, në përgjigjen e letrës së Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), Ekmeledin Ihsanoglu, ka mohuar zërat e disa mediave të vendit se në vendin e tij është ndaluar feja islame.
Në një deklaratë nga OKI thuhet se Ihsanoglu, duke reaguar në lajmet e disa mediave për rrënimin e disa xhamive dhe ndalimin e Islamit në Angolë, dërgoi një letër ministrit të jashtme të vendit, Rebelo Chicotit. Chicoti në përgjigje ka mohuar këto pretendime duke thënë se në vendin e tij është rrënuar një xhami që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Chicoti kujtoi se liritë fetare në Angolë janë të garantuara me kushtetutë dhe përveç Islamit në vend ekzistojnë edhe fetë tjera. Ai, gjithashtu, tha se në vend veprojnë disa grupe të paligjshme islamike dhe disa grupe fetare të papranuara.
Në deklaratë thuhet se Ihsanoglu për këtë çështje të diskutueshme do të vazhdojë të jetë edhe më tej në kontakt me autoritetet e Angolës, si dhe do të vazhdoj të hetoj pretendimet për diskriminimin e muslimanëve në këtë vend.