Turqia ka reaguar me zemërim ndaj karikaturës së prezantuar në në një tekst shkollor në Gjermani, ku Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paraqitet si një qen në kolibe. Lidhur me këtë ngjarje, është thirrur në takim ambasadori gjerman për të dhënë sqarime.
Nëpërmjet një deklarate, Ministria e Jashtme turke e dënoi paraqitjen e karikaturës së Presidentit në një libër shkolle, raporton "AFP". "E dënojmë fuqishëm paraqitjen në një libër shkolle karikaturën e presidentit tonë të respektuar", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke. Një gjë të tillë Turqia e ka marrë si "islamofobi" dhe mesazh për "të gjithë turqit që jetojnë në Gjermani".
Karikatura e Erdoganit, e titulluar "Turqit në Gjermani - një histori suksesi" u shfaq për herë të parë në një artikull në qytetin Baden Wuerttemberg.
Në të kaluarën Erdogan ka qenë pjesë e karikaturave të ngjashme dhe për këtë arsye, një karikaturist në Turqi është dënuar me 30 vjet burg.