Lulet u vendosën në hyrje të një prej xhamive më të vjetra që ishte vandalizuar me simbolet naziste swastika në kryeqytetin suedez Stokholm të hënën në mëngjes. Një letër e shkruar me dorë u la në hyrje të kësaj xhamie së bashku me lulet.
“Këtu është një lule për çdo krim të urrejtjes. Çdo sulm kundër jush është sulm kundër Suedisë,” thuhej në shënim, duke nënvizuar se muslimanët në Suedi janë pjesë e shoqërisë suedeze.
Mijëra njerëz dolën në rrugë në Karrtrop në periferi të Stokholmit në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në një protestë kundër racizmit dhe neo-nazizmit. Protestat dhe vendosja e luleve mund të shihet si një tregues i luftës kundër racizmit në mesin e popullatës suedeze.
Kryetari i Shoqatës Islame në Suedi, Omer Mustafa, ka thënë se sulmet raciste në një vend adhurimi kanë rezultuar në më shumë mbështetje dhe solidaritet duke nënvizuar se “Nuk ka pasur një mbështetje si kjo më parë. Kjo duhet të jetë një mësim i madh për të gjithë.”/mesazhi/