Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë se janë religjioz janë më pak të rrezikuar nga depresioni.
Korteksi i trurit është më i trashë tek njerëzit religjioz, në krahasim me ata që nuk janë. Ky fakt mund t'i mbrojë ata nga depresioni.
Edhe pse thuhet se religjioni është çështje e zemrës, duket se forma e trurit tonë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Me sa duket, besimtarët kanë disa pjesë të trurit që janë më të trashë, e të cilët mund t’i mbrojë nga depresioni.
"Mendimet tona janë reflektim i trurit tonë. Me teknikat e reja të fotografimit ne do mësojmë edhe shumë gjëra tjera", thotë Dr. Mirna Weissman, profesor i psikiatrisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Kolumbia.
"Truri është një organ i mahnitshëm. Ai kontrollon disponimin tonë", shton ajo.
Edhe pse studimet e reja tregojnë marrëdhëniet ndërmjet trashësisë së trurit dhe shpirtërores, dr.Weissman nuk mund të vërtetojë se trashësia e trurit shkakton religjiozitetin tek njerëzit, thotë ajo për në revistën JAMA Psychiatry. Por, lë të kuptohet se religjioziteti mund të rrisë shanset që truri të rezistojë depresionin.