Këto kurse shihen si të nevojshme për të vendosur harmoni midis punëtorëve që punojnë në vendet e shenjta dhe pelegrinëve që vizitojnë këto vende.
Punëtorët në Xhaminë Al Haram në Mekë do të marrin pjesë në kurse të veçanta trajnimi të dizajnuara për të ofruar shërbime më të mira për 15 milionë pelegrinë që vizitojnë vendet e shenjta çdo vit.
Drejtoria e Përgjithshme për Vendet e Shenjta në Saudi, e cila ka për qëllim të ofrojë shërbime më të mira për vizitorët në tokat e shenjta të Haxhit dhe Umres, ka vendosur të bashkëpunojë me Universitetin Um Al-Kura në Mekë, në Arabinë Saudite. Kurset e trajnimit janë hapi i paër për bashkëpunim.
Kurset kanë për qëllim që të njohin nga afër punëtorët me traditat e pelegrinëve, në trajnime do të ketë edhe kurse të gjuhës angleze, urdu, persiane dhe franceze për të ndihmuar ata të komunikojnë me pelegrinët.
Pelegrinët dhe punëtorët nganjëherë kanë probleme për shkak të mungesës së komunikimit dhe keqkuptimit.
Këto kurse shihen si të nevojshme për të vendosur harmoni midis punëtorëve që punojnë në vendet e shenjta dhe pelegrinëve që vizitojnë këto vende./mesazhi/