Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Mozaik] Australi: Në mars pritet hapja e Muzeut të parë Islam | |
Një ekip i të rinjëve, që në masë të madhe punojnë për të mirën e shoqërisë, kanë ndihmuar në përfundimin e Muzeut të parë Islam në Australi në vetëm katër vjet. Drejtori Mustafa Fahour, 32 vjeç, është i shqetësuar por edhe i ngazëllyer që institucioni prej 10 milionë dollarëve, kryesisht i financuar privatisht me të dhëna të qeverisë më pak se 20 për qind, do të hapet për publikun më 3 mars. Muzeu do të shpjegojë parimet e besimit Islam, dhe kuptimin e termave të keqkuptuar si xhihadi dhe sheriati. Vizitorët mund të qëndrojnë në një minare dhe të dëgjojnë thirrjen e ezanit për namaz. Muzeu, gjithashtu do të shfaq detaje të historisë së profetit Muhamed(paqja qoftë mbi të) dhe zbulimet e bëra nga muslimanët në shkencë, matematikë, letërsi, etj. Projekti ka filluar në vitin 2010, kur Fahour dhe gruaja e tij, Maysaa, u dëshpëruan nga raportet televizive që lidhnin Islamin me terrorizmin dhe shtypjen. “Mendova, në çfarë mënyre të mirë mund të shfaqim Islamin, dhe kontributet pozitive që kanë dhënë muslimanët për qytetërimin, dhe më e rëndësishmja kontributin për Australinë?”, thotë ai. “Edukimi, dukej zgjidhja.” Fahour dhe gruaja e tij janë në mesin e një ekipi bërthamë prej rreth 10 njerëzve të cilët kanë kontribuar në formimin e këtij muzeu./mesazhi/ | |
|