Xhamia e quajtur Ebu Bekir, e cila në vitin 1500 u ndërtua me urdhrin e Sanxhak Ebu Bekirit, për shkak të konfliktit mes turqve dhe qipriotëve grek nga viti 1974 ka qenë e mbyllur për namaz. Pasi që u restaurua, xhamia është hapur përsëri për lutjet fetare dhe pas 40 viteve është falur namazi i parë. Namazi është falur nga presidenti i çështjeve fetare të Qipros Veriore Talip atalay
Në deklaratën e tij pas kryerjes së namazit Atalay tha se është shumë i lumtur që gjendet në Bafu. Ai falënderoi Ambasadën e Suedisë për aktivitete ndërfetare dhe Ministrinë e Punëve të brendshme që ofroi mundësin për të kryer vizitën atje, njofton trt.
Në kohën kur në Lindjen e Mesme zgjatin konfliktet është shumë e rëndësishme që dy religjionet të takohen, tha Atalay duke shtuar se ata angazhohen që të tregojnë se njerëzit e feve të ndryshme mund të jetojnë bashkë.
(Breziiri)