Xhamia ka qenë e mbyllur për falje që nga viti 1923.
Është falur Namazi i parë pas plot 90 vitesh në xhaminë Yeni në qytetin e Selanikut.
Një grup i studentëve nga Medreseja Hajrije në Komotini, të cilët vizituan Selanikun, falë namazin e drekës të shtunën në xhami duke marrë një leje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut Janis Boutaris.
Gati 50 studentët e kryer namazin në xhaminë e cila ka qenë e mbyllur për falje që nga viti 1923 dhe tani përdoret si një sallë ekspozite.
Yeni Xhamia - (Xhamija e re) - është ndërtuar nga arkitekti italian Poselli Vitaliano në vitin 1902 gjatë periudhës osmane.
Konsulli i përgjithshëm turk në Selanik, Tugrul Biltekin, tha për Agjensine Anadollu, se kjo është hera e parë që muslimanët kan kryer faljen në këtë xhami prej se ka ndodhur shkëmbimi i popullatës (1923), duke shtuar se ky ishte një zhvillim historik./mesazhi/