rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | CILEN DO ZGJEDHESH SH.VALENTININ DHE HIDHERIMIN E ZOTIT ...APO KENAQESIN E ALLAHUT DHE KSHILLEN PROFETIKE.. | |
Ebu Seid El-Hudrij transmeton se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të pasoni traditat e atyre që ishin para jush pëllëmbë për pëllëmbë, krah pas krahu, saqë sikur ata të kishin ndjekur vrimën e hardhucës, ju edhe në këtë do t'i kishit pasuar ata.” Ne i thamë: “O i Dërguar i Allahut, ke për qëllim çifutët dhe të krishterët?” Tha: “Kë tjetër?!”Pabesimtarët shpenzuan dhe pa ndalur po shpenzojnë(shoqëria e civilizimit perëndimor injorant) orvatjet gjigante për prehjen e jetës së tyre dhe dominim e tyre mbi muslimanët, për fshirjen e akides ( bindjes islame) nga zemrat e tyre dhe t’i largojnë muslimanët nga e vërteta e jetës, sepse kjo bindje është e vetmja bindje fetare që i kërcënon të qenurit e tyre.Ndoqën rrugë të ndryshme për ta realizuar këtë mision. Ndër më të suksesshmet, që edhe dominoi ishte MEDIA BOTËRORE, rezultati i së cilës u shfaq për një kohë të shkurtër në bijat e muslimanëve, të cilët pasojnë perëndimin pabesimtar, të pakëndshëm me fenë e tyre, dhe vlerat e tyre dhe bindjet e tyre.Nga kjo u infektuan edhe adoleshentët muslimanë, të rinjtë dhe të rejat me ceremoninë e të ashtuquajturës “Festa e Shën Valentinit”, kjo prej festave të pabesimtarëve, të cilët supozojnë përmes fesë së tyre se kjo është dashuri hyjnore. Ende kjo festë manifestohet në shtetet evropiane për t’i shfaqur emocionet “e sinqerta” ndaj rilindjes se historisë së dashurisë!Për fat të keq, dëgjojmë se disa studente mulimane shkëmbejnë ëmbëlsira, lule, rroba të ngjyrës se kuqe në shenjë mikpritje të kësaj feste, e cila daton me 14 shkurt. Nga ky shkak, na u obligua që ti përmbledhim mendimet dhe qëndrimet e dijetarëve ndaj kësaj dukurie ne mesin e muslimanëve.Thotë Shejhul-Islam IBËN Tejmijjeh ( Allahu e mëshiroftë):“Nuk lejohet për muslimanët që t’iu përngjasojnë pabesimtarëve në diçka që i veçon vetëm ata; në festa apo edhe të tjera. Nuk lejohet të bëhët gosti, e as të pastrohet, e as të ndizet zjarrë, e as t’i bihet defit, e as të gëzohen fëmijët duke iu blerë lojra apo dhurata, e as të shitet diçka që iu ndihmon atyre për tu zbukuruar e dekoruar. Përfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veçoj ditët e festave të tyre, por në këto raste le të jenë ditët e muslimanit ashtu si ditët tjera, pa i dalluar e veçuar.”Thotë IBËN Kajjim El-Xhevzijjeh ( Allahu e mëshiroftë):"Përgëzimet me rastin e ritualeve të pabesimtarëve që u takon vetëm atyre është e ndaluar rreptësisht. Psh. Të përgëzohen me rastin e festave të tyre, apo agjërimit të tyre, tu thuhet: "Me gëzime festën", "Urime këtë festë", e të ngjajshme me to. E nëse deklaruesi i kësaj është në pëlqim me mosbesimin e tij, kjo është prej harameve , dhe i ngjason sikur ta përgëzoj adhurimin e kryqit. Madje kjo është mëkat më i madh dhe më i urrejtur tek Allahu (subhanehu ve teala) se sa t'i thojë: "Përgëzime pirjen e verës", "Urime mbytjen e njerëzve" apo "Përgëzime amoralitetin"."Për këtë festë të shëmtuar (Valentinin) është pyetur dhe dijetari i nderuar: Muhamed bin salih EL-UTHEJMIN, ku dhe është përgjigjur si vijon:“Manifestimi i festës së Valentinit nuk lejohet. Kjo kështu për shumë shkaqe, së pari: festa e cekur nuk ka bazë në sheriat dhe është prej bidatëve të shpifur, së dyti: festa e tillë thërret në dashuri të rrugëve dhe në dëm, se treti këso llojë çështjeve e preokupojnë zemrën me punë boshe. Nuk lejohet të tregohet në këto ditë ceremoni, pa marrë parasysh, qoftë kjo dukuri në ushqim, rrobe, dhurata apo edhe të tjera. Muslimanit i takon të jetë krenar me fenë e vet. 05/11/1420 h.”Mjaftojmë me këto thënie, të cilat nuk ka nevojë t’i shtohet as edhe një shkronjë. Lusim Allahun (subhanehu ve teala) që të na ruaj nga këto fitne neve dhe të gjithë muslimanët në rruzullin tokësor, e sidomos adoleshentët muslimanë.Thotë Shejhul-Islam IBËN Tejmijjeh ( Allahu e mëshiroftë): “Nuk lejohet për muslimanët që t’iu përngjasojnë pabesimtarëve në diçka që i veçon vetëm ata; në festa apo edhe të tjera. Nuk lejohet të bëhët gosti, e as të pastrohet, e as të ndizet zjarrë, e as t’i bihet defit, e as të gëzohen fëmijët duke iu blerë lojra apo dhurata, e as të shitet diçka që iu ndihmon atyre për tu zbukuruar e dekoruar. Përfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veçoj ditët e festave të tyre, por në këto raste le të jenë ditët e muslimanit ashtu si ditët tjera, pa i dalluar e veçuar.” | |
|