Duatë pranohen në secilën kohë. Nuk ekziston ndonjë kohë e caktuar për pranimin e tyre. Mirëpo, nëse i drejtohemi Allahut në këto raste, shtohet mundësia e pranimit të duasë. Për këtë shkak, luteni Allahun në këto raste:
1. Në pjesën e fundit të natës. Allahu vetë u rekomandon robërve të Tij të përkushtuar, që ta lusin në këtë kohë, sepse Ai me siguri do t’i pranojë duatë e tyre;
2. Gjatë natës në kuadër të xhumasë (natën ndërmjet të enjtes dhe së premtes);
3. Ditën e premte;
4. Në natën e kadrit;
5. Gjatë kohës së ezanit;
6. Në kohën ndërmjet ezanit dhe ikametit;
7. Menjëherë pas fjalëve: “Hajje ales-salah, hajje alel-felah’’;
8. Gjatë kohës së ikametit;
9. Derisa udhëtoni në rrugë të Allahut;
10. Pas namazit farz;
11. Derisa jeni në
;
12. Pas leximit të Kur’anit;
13. Pas leximit të krejt Kur’anit;
14. Në ditën e Arafatit (dita e 9 Dhul-hixhxhe);
15. Gjatë kohës së iftarit gjatë muajit të Ramazanit;
16. Derisa bie shi;
17. Kur pini ujë zemzemi;
18. Kur këndon gjeli;
19. Pas dhënies së sadakasë ose kryerjes së ndonjë vepre tjetër të mirë.
Luteni Allahun me përulje të madhe në këto raste. Nëse nuk e dini asnjërën prej këtyre duave, lexojeni ndonjë përmbledhje të duave, të cilën mund ta gjeni.
Allahu na bëftë të përkushtuar dhe të mirë për fë- mijët tanë dhe na e mundësoftë që gjithmonë të lutemi për fëmijët tanë. Amin!