Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Teknologji] I riu musliman nga India zbulon një sistem të ri kompjuterik Fri 21 Feb 2014 - 17:34 | |
| - Afreed Islami, musliman nga India, prezantoi prototipin e sistemit kompjuterik, të bazuar në mikroçip, dhe më të mbrojtur nga viruset “Shumica e pajisjeve informatike përdorurin hard disqet mekanike, flash memoriet dhe disqet elektronike për të ngritur sistemin operativ”, thotë ky nxënës indian për ‘The Times of India’. “Zbulimi im zëvendëson hard disqet mekanike dhe elektronike me një mikroçip, duke dyfishuar shpejtësinë dhe kapacitetin e ruajtjes”, shtoi ai. Islami ka paraqitur zbulimin e tij të ri ‘Revo BOOK’, ultra – kompjuter të hollë, me mikroçip dhe sistem operativ hibrid, të quajtur ‘Revo IX’, të cilin gjithashtu e ka zbuluar vetë. Sistemi i tij përdor mikroçipin në vend të hard diskut, derisa është instaluar sistemi operativ i cili lejon pavarësinë nga Windowsi dhe Linuxi. Ai pohon se sistemi i ri operativ është më i shpejtë, ka të instaluar firewallin dhe është i pavarur. Sistemi mund të përdoret në vendet që kërkojnë performanca të larta pa ndërprerje, siç janë zyrat, bankat, institucionet akademike dhe industritë. Djaloshi shpreson një sukses të madh në tregun e kompjuterëve. “Në krahasim me hard disqet që janë në dispozicion, mikroçipi im është katër herë më i shpejtë, zgjat më shumë dhe nuk ka mundësi t’i humb të dhënat. Bonus janë shpenzimi minimal i energjisë, si dhe madhësia.” “Tre vjet më parë, kur isha në klasë të shtatë, kërkoja një zgjidhje për disa nga problemet me të cilat ballafaqohen sistemet operative që përdoren aktualisht. Kurrë nuk kam imagjinuar se do të zbuloj një sistem operativ”, shtoi ai. Shkencëtari, Siddharth Deb Nath, anëtar i Këshillit Assam për shkencë, teknologji dhe mjedis, tha se zbulimi i Afreedit ka përmbushur të gjitha kriteret themelore për patentim. Me mbështetje të mjaftueshme financiare dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit ai gjithashtu pret sukses të madh për zbulimin e djaloshit. “Kur bëhet fjalë për hard diskun, gjithmonë ekziston rreziku i humbjes së të dhënave, përmes bartjes apo fushës së fortë magnetike. Ndërsa, mikroçipi nuk posedon pjesë lëvizëse, dhe gjithashtu nuk është nën ndikimin e fushës magnetike, prandaj, ekziston një rrezik shumë i vogël për humbjen e të dhënave në sistemin kompjuterik të cilin e ka zbuluar Afreedi”, shpjegon Anupam Barmen, konsultant i lartë i Këshillit./islamgjakova/ :
| |
|