Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
TUBIMI I KURANIT DHE DESHMIT SE AI ESHT ..I PANDRYSHUAR DERI ME SOT..SHKRIME DHE VIDEO.....
Autori
Mesazh
rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
01032014
TUBIMI I KURANIT DHE DESHMIT SE AI ESHT ..I PANDRYSHUAR DERI ME SOT..SHKRIME DHE VIDEO.....
Kur’ani – një dritë e re për mbarë botën dhe gjithë kohërat po i jepej njerëzimit Në vigjilje të shekullit të shtatë pas Isait a.s. një dritë e re po e shndriste botën nëpërmjet Profetit të fundit dërguar njerëzimit, Muhamedit a.s. Allahu xh.sh po ia komunikonte mbarë njerëzimit Kur’anin – Fjalën e Tij. Nëse më herët ishin dërguar profetë dhe mesazhe hyjnore te popuj të veçantë dhe vende të veçanta të lokalizuara, tashmë ishin krijuar kushte të tilla në botë të cilat do të mundësonin që Zoti t’i dhuronte njerëzimit Fjalën përfundimtare të Tij për mbarë botën e cila do të duhej të shërbente si kushtetutë jete për besimtarët deri në ditën e fundit. Kjo fjalë kishte për qëllim që të lidhte secilin njeri me Krijuesin e tij në mënyrë që jeta të kishte një kuptim; qoftë në raport me Zotin, qoftë në raport me njerëzit e tjerë. Fjalët e para të shpallura të Kur’anit :
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)” (96:1),
bashkë me premtimin tjetër të Zotit bërë gjatë shpalljes së Kur’anit se ai do të ruhej ashtu siç po shpallej, po hapnin një kaptinë të re në historinë e njerëzimit. Muhamedi a.s. dhe shpallja që iu dha atij ishin shumë më ndryshe nga çdo shpallje apo profetësi tjetër dërguar popujve të caktuar të mëhershëm. E para: i dedikohej njerëzimit mbarë, dhe e dyta: ishte caktuar që të shërbente si fjalë e përhershme e Zotit me njerëzit gjatë gjithë kohërave deri në Ditën e Fundit. Ja pse premtimi I All-llahut:
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Kur’ani, 15:9) ishte aq i rëndësishëm.
Shumica e profetëve të mëhershëm kishin dhënë mesazhe gojore tek popujt e tyre, apo edhe shpalljet dhënë atyre nuk ishin shkruar me kohë dhe si të tilla ose ishin lënë në harresë ose ishin ndryshuar, herë-herë thelbësisht. Mirëpo çfarë ndodhi me Kur’anin?
SI U RUAJT KUR'ANI
Kur’ani i shpallej direkt nga Perëndia Muhamedit a.s. nëpërmjet engjëllit Xhebrail. Muhamedi e kishte bërë praktikë që të përsëriste ajetet e shpallura Kur’anore pas Xhebrailit në mënyrë që ti memorizonte ato. Në fillim ai po mërzitej dhe i përsëriste shpesh e në mënyrë të shpejtë fjalët kur shpalleshin, por në suren Kiamah Allahu e përgëzon me lajmin që të mos mundohet me këtë sepse Kur’ani duke qenë Fjalë e Zotit e dedikuar për t’u ruajtur për gjithë kohërat, ishte në përkujdesjen e Allahut që të ruhej. Pas çdo shpalljeje të ndonjë ajeti Muhamedi a.s e kishte bërë zakon të vazhdueshëm që ato t’ua komunikonte as-habëve (shokëve) të tij dhe besimtarëve të tjerë duke i nxitur njëkohësisht në mbamendjen e saktë të tyre. Këta pastaj e bënin të njëjtën gjë me besimtarët e tjerë dhe kështu zinxhiri i njerëzve që e dinin Kur’anin përmendësh përhapej me të madhe qoftë edhe në kohën kur Kur’ani akoma nuk ishte kompletuar, e lëre më pasandaj. Muslimanët ishin aq të preokupuar me mbamendjen e saktë të Kur’anit sa që shpesh tregohet me madhështi rrëfimi nga vitet gjatë shërbesës së Muhamedit a.s. e edhe më vonë, se si shumë vajza nuk kërkonin nga burrat e tyre të ardhshëm ndonjë prikë martese përveç që ata ta dinin Kur’anin përmendësh. Gjithashtu transmetohet se Muhamedi a.s. e kishte bërë zakon që për çdo vit gjatë muajit të Ramazanit ta recitonte Kur’anin në tërësi para engjëllit Xhebrail. Dhe ishte e ditur që Kur’ani recitohej vazhdimisht gjatë lutjeve, e edhe nga as-habët dhe besimtarët e tjerë në adhurimet e gjata të natës, ndërsa gjatë ditës xhamitë – shtëpitë e reja të adhurimit kumbonin nga nxënësit të cilët e mësonin përmendësh Kur’anin nga ata që e kishin mësuar më herët. Përveç mbamendjes, e cila ishte metoda më e rëndësishme në vitet e hershme të Islamit, ekzistonte edhe një metodë tjetër nëpërmjet së cilës gjithashtu u ruajt Kur’ani.
Një nga as-habët e Muhamedit a.s., Zejd ibn Thabit rrëfen: “Unë shkruaja fjalët e shpalljes për të (Profetin Muhamed). Kur shpallja i vinte, ai kishte të nxehtë dhe djersët i pikonin sikur perla nëpër trupin e tij. Kur kjo gjendje do të përfundonte, unë paraqitesha para tij me ndonjë copë ashti apo ndonjë material tjetër. Ai më diktonte dhe unë shkruaja. Kur mbaroja së shkruari, pesha e faktit që po kopjoja Kur’anin më jepte një ndjenjë të tillë sikur këmbët e mia do të thyheshin dhe unë nuk do të mund të flisja më. Në çdo rast, kur unë do të kisha përfunduar me të shkruarit, ai do të thoshte ‘Lexoje’, dhe unë do t’ia lexoja, e nëse kishte ndonjë mungesë ai do të më bënte ta përmirësoja dhe tek atëherë do t’ua komunikonte njerëzve” (Majma'uz Zauaa'id referuar sipas Tabraanit) Zejdi nuk ishte i vetmi i cili ishte ngarkuar me misionin e shkruarjes së Kur’anit. Ekzistonin edhe një mori as-habësh të tjerë të cilit e kryenin të njëjtën detyrë. Duke qenë se letra rrallë herë ishte e pranishme në atë kohë në Arabi, kryesisht Kur’ani shkruhej në eshtra dhe lëkura kafshësh, në copa druri apo gjethe, por nuk mungonte edhe të shkruarit në letër. Kështu që, megjithëse nuk ekzistonte një libër komplet në kuptimin e sotëm të fjalës Kur’ani ishte i shkruar dhe ruajtur në tërësi qysh gjatë kohës së Profetit. Ibn Hisham në biografinë e Profetit Muhamed gjithashtu tregon se as-habët i mbanin pjesët e tilla ku qe shkruar Kur’ani me qëllim të ruajtjes dhe mësimit të Kur’anit të tjerëve nga to.
Pas vdekjes së Profetit Muhamed, gjatë kalifatit të Ebu Bekrit r.a. në një nga betejat ranë dëshmorë një numër i madh i hafizëve (atyre që e dinin Kur’anin përmendësh). I nxitur nga kjo ndodhi Ebu Bekri urdhëroi që të gjitha ato pjesë të shpërndara të Kur’anit të bashkoheshin me kujdes në një material të përmbledhur. Kjo detyrë gjithashtu iu besua Zejdit dhe të tjerëve të cilët kishin marrë pjesë edhe gjatë kohës së Muhamedit a.s. në shkruarjen e Kur’anit nëpër materiale të ndryshme, e përveç kësaj ata edhe e dinin Kur’anin përmendësh. Dhe kështu me kujdes u mblodh çdo ajet, u krahasua me mbamendjen e qindra hafizëve e me materialet e shkruara, dhe u formësua kopja e përmbledhur e Kur’anit. Veçse nuk kishte asnjë fije dyshimi tek askush se do të përvidhej ndonjë gabim. Midis tërë asaj turme njerëzish të cilët e dinin Kur’anin përmendësh dhe me gjithë atë bagazh materiali ku Kur’ani veçse ishte i shkruar çdo gjë ishte e sigurt. Gjatë kohës së kalifatit të Uthmanit, nën mbikëqyrjen e tij dhe gjithashtu të ashabëve të tjerë të cilët edhe më herët nën Ebu Bekrin kishin marrë pjesë në përmbledhjen e Kur’anit, u bënë katër kopje të tij të cilat u përhapën gjithandej Bashkësisë Islame.
Krahas kësaj ekziston edhe një argument po aq i fuqishëm i cili e vërteton definitivisht ruajtjen e Kur’anit fjalë për fjalë. Më herët kemi përmendur se përveç ruajtjes së Kur’anit me anë të mbamendjes ai edhe u shkrua në materiale të ndryshme. Janë zbuluar dorëshkrime të shumta të Kur’anit, një numër i madh i të cilave datojnë qysh nga shekulli i parë i Islamit, dhe të cilat nuk lënë as edhe dyshimin më të vogël në autenticitetin e Kur’anit. Teksti i gjetur në këto dorëshkrime është 100 % i njëjtë me Kur’anin i cili lexohet sot në miliona xhami anekënd botës. Ne do të përmendim vetëm disa nga dorëshkrimet më të njohura të vjetra të Kur’anit.
KURANI I UTHMANIT
Kur’ani i përmbledhur gjatë kohës së halifit Uthman, ose i bazuar direkt në të, gjendet në Tashkent të Uzbekistanit dhe datimi i këtij dorëshkrimi shkon deri në shekullin e parë të hixhrit. Mirëpo ky nuk është dorëshkrimi më i vjetër Kur’anor. Në vitin e gjashtë hixhri Profeti i nderuar Muhamed e udhëzoi njërin nga as-habët e tij që të ndërtonte një xhami në qytetin San’a të Jemenit të sotëm. Xhamia e Madhe e San’as është ndër xhamitë e para të ndërtuara ndonjëherë. Gjatë shekujve, nën udhëheqës të ndryshëm, kjo xhami pësoi zgjerime dhe ndryshime të shumta. Në vitin 1965 shira të mëdha e kapluan qytetin San’a. Si pasojë e kësaj edhe Xhamia e Madhe pësoi disa dëme; veçanërisht këndi veriperëndimor i saj u rrënua rëndë. Gjatë kërkimeve në rrënojat e shkaktuara u gjendën midis tjerash qindra dorëshkrime të cilat përmbanin tekste nga Kur’ani dhe të cilat datonin që në vitet e hershme të shekullit të parë hixhri. Ekzistojnë të paktën katër dorëshkrime të cilat datojnë para vitit 50 hixhri, të cilat përmbajnë pjesë të ndryshme të Kur’anit të gjetura në këtë xhami. Dorëshkrime të tjera të shumta të cilat datojnë nga shekulli i parë hixhri ruhen në biblioteka të shumta nëpër botë. Gjithashtu janë me mijëra dorëshkrimet Kur’anore të cilat datojnë nga shekujt 2, 3, 4 hixhri e më vonë. Biblioteka Âstân-i Quds-i Razavî në Iran për shembull ruan rreth 11 000 dorëshkrime Kur’anore duke u bërë kështu biblioteka me dorëshkrimet më të shumta islamike në botë.................
KA THEN ALL-LLAHU NE KURAN..."“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Kur’ani, 15:9)
Kur’ani u shkrua në materiale të ndryshme. Këtu është paraqitur shkrimi i Kur’anit në një asht deveje.
Dorëshkrim Kur’anor i cili daton nga shekulli i parë hixhri dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare Austriake në Vjenë. Përmban pjesë nga surja El-Kasas.
Gjatë kohës së kalifatit të Uthmanit, nën mbikëqyrjen e tij dhe gjithashtu të ashabëve të tjerë të cilët edhe më herët nën Ebu Bekrin kishin marrë pjesë në përmbledhjen e Kur’anit, u bënë katër kopje të tij të cilat u përhapën gjithandej Bashkësisë Islame.
KURANI ME I VJETER NE BOTE PESHON 80 KG .I UTHMANIT R.A..DHE NUK I MUNGON AS NJI SHKROJN DHE NE E KEMI EDHE SOT IDENTIK......SI KA FOL PROFETI S.A....DHE SI KA DAL NGA GOJA E TIJ .