Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vonimi i martesës Sun 1 Nov 2009 - 10:03 | |
| Vonimi i marteses Ajo kërkon te i fejuari cilësi, të cilat janë më afër ëndërrave se sa realitetit, për këtë arsye ajo refuzon cdo burrë që i ofron martesë, sepse nuk i ka keto cilesi. Ate e kerkojne njerez fetar, me sjellje te mire, mirepo kur njoftohet se eshte i varfer ose se nuk e ka vazhduar shkollen ajo e refuzon dhe pret se cfare do t'i sjelle e ardhmja, duke mos e hetuar se ditet dhe netet po kalojne dhe se ajo po plaket me kalimin e kohes. Papritmas, ajo e kupton se vajzat e moshes se vet jane martuar dhe kane shtepi e femije derisa ajo ende këmbëngul në mendimin e vet. Vitet kalojnë dhe rinia e saj fillon te zbehet, kështu që ajo bën lëshime në disa kushte në të cilat insistonte më parë, duke pranuar atë që është më i dobët në besim, sjellje dhe edukim. Ajo tani po vuan sepse nuk e praktikoi urdhrin e të Derguarit të Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): "Nëse u kërkon dikush për martesë, fenë dhe sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë prano që të martohesh me të”.
Ne kete hadith, e nderuara moter, i Derguari i Allahut a. s. , ka permendur dy kushte, te cilat garantojne nje jete te lumtur martesore, feja dhe sjellja e mire. Ato jane dy tipare te lidhura njera me tjetren dhe përbërës esencial për një martesë të qëndrueshme, e cila është plot lumturi dhe dashuri.
Sa i perkët ëndërrës së saj për burrin e qëlluar, është fakt se shumica e të rinjve që kanë arritur moshën martesore janë në gjendje të njejtë financiare. Sa të rinj ka që i kanë milionat ose qe punojnë si ministra në qeveri? Në to kundërtën, shumë të rinj që dëshirojnë të martohen janë persona, të cilët nuk kanë pasuri të mjaftueshme. Disa cifte të martuara thonë se vitet më të lumtura të martesës kanë qenë gjatë kohës së studimeve, kur gruaja.qëndron pranë burrit dhe i ndihmon atij t'i avancoje studimet përpara.
Si rezultat, e nderuara motër muslimane, mos u mbështet në ëndrra ose pamje të jashtme kur të zgjedhësh njeriun me të cilin do të martohesh, e as mos e bëj pasurinë shpresë për të ciIën lëngon. Kur vjen për t'ju kërkuar në familje një djalë i mirë e fetar, sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë mos hezito për t'u martuar me të për shkak të gjendjes së vështirë financiare që ka, sepse pasuria nuk mund t'ju sjell lumturi. Ndoshta Allahu ju dhuron devotshmëri dhe me këtë arrini cfarëdo që dëshironi.
Tregime nga te parët Esma bint Ebu Beker thote: "Ez-Zubejr, u martua me mua ne kohen kur nuk kishte asnje para, rob ose ndonje pasuri tjeter pervec nje kali dhe nje deve. Une e ushqeja kalin, kujdesesha per te. Po ashtu e ushqeja edhe devene me fara te shtypura te hurmave dhe i sillja uje. Farat e hurmave i bartja ne koke nga nje largesi prej tetembedhjete milje. Kur Ebu Bekri, paqja qofte mbi te, me dergoi nje sherbetore per t'u kujdesur per kalin, ky ishte nje lehtesim i madh per mua!
| |
|