Imagjinojeni popullsinë e tërë botës të përmbledhur në 100 persona, që jetojnë në një fshat të vogël, ku proporcionalisht të gjitha karakteristikat njerëzore ekzistojnë.
Ai fshat do dukej kështu:
57 janë me origjinë nga Azia
21 janë me origjinë nga Evropa
14 janë me origjinë nga Kontinenti Amerikan
8 janë me origjinë nga Afrika
52 janë femra
48 janë meshkuj
70 nuk janë racë e bardhë
30 janë racë e bardhë
6 persona posedojnë 59% të pasurisë së fshatit
80 kanë strehim të varfër
70 janë të pa shkolluar
50 vuajnë nga mos ushqimi
1 do vdes së shpejti
1 do lind së shpejti
1 ka kompjuter
Nëse jeni ndier mire sot në mëngjes kur jeni zgjuar nga gjumi, atëherë të është dhuruar një mundësi më shumë
Nëse asnjëherë nuk i jeni nënshtruar frikës në betejë, izolimit të burgut, agonisë së torturës apo urisë, atëherë ju jeni më i lumtur se sa 500 milion njerëz në botë.
Nëse mund të merrni pjesë në predikim pa frikë se do të burgoseni, torturoheni apo vriteni, atëherë ju jemi me i lumtur se 1 miliard njerëz në këtë planet.
Nëse keni ushqim në frigorifer, rroba për të veshur, shtëpi dhe vend për të fjetur, atëherë ju jeni më i lumtur se 75% e popullatës në botë.
Nëse keni para në xhep apo në sirtarin tuaj, atëherë ju i takoni 8%-shit të popullatës ekonomikisht të privilegjuar në tërë botën.
Nëse mund të lexoni këtë porosi, ju jeni dyfish më i lumtur sepse ju keni dikë që po mendon për ju dhe jemi më të mirë se sa 2 miliard shokë e shoqe të juaja që nuk mund të lexojnë fare.
Jepini mendoni për të gjitha këto dhe do të zbuloni se ne të dy pra ti dhe unë jetojmë mirë dhe kemi arsye të jemi të: LUMTUR.
A është kështu?
Andaj ti japim fund ankimit MENJËHERË dhe ti bëjmë të tjerët të kuptojnë Lumturinë që kanë, po nuk e vërejnë./mesazhi/
(nga aktiviteti i AKEA-s për të njohur begatitë që na rrethojnë)