Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Artikull] Një Zemër pa Ego | |
- Instinkti i egos konsiderohet instinkt njerëzor, ashtu si dashuria për jetën, fëmijët e pasurinë, mirëpo ai mbetet njerëzor derisa njeriu përmes egos arrin ti mbroj të drejtat dhe interesat e veta, si dhe t’i largon dhe të mbrohet nga dëmet që i drejtohen atij. Kur ky instinkt tejkalon kushtet normale dhe synon që çdo gjë ta drejton kah interesi i vet, duke ua mohuar këtë të tjerëve atëherë kjo është pika kur tanimë kemi dalë nga e natyrshmja dhe jemi prekur nga sëmundja e egos. Egoizmi është dashuria dhe admirimi i vetvetes në formë të cmendur duke e bëre njeriun t’i harroj të tjerët rreth tij. Egoisti gjithçka në jetë e lidhë me vetën (Bota sillet rreth tij). Ja disa shembuj kur ju jeni egoist. a) Nëse ju shërben njerëzve apo ju kryen punë, e në vetëdijen tënde llogaritë që këtë do e kompensosh gjithsesi. b) Nëse nuk je i gatshëm që të ju ndihmosh tjereve nga vetja dhe pasuria jote, personave që nuk të sjellin përfitime në jetë, apo nuk ta realizojnë një interes. Nëse këto gjenden në vetën tënde atëherë ti vetëm ke marr hise nga sëmundja e EGOizmit. c) Sukseset tua i lidhë me vetën tënde si: shkollimin, biznesin, familjen, etj. Egoisti nuk i është mirënjohës Allahut për sukseset e tij, madje ai nuk falënderon prindërit e as shoqërinë për sukseset e veta. Çdo gjë e llogarit si rezultat i punës dhe mundit të tij. d) Vetja e tij është kriter për të– Gjërat që i pëlqejnë janë hallall, ato që nuk i pëlqejnë janë haram, sheriati i tij është egoja dhe qejfet e tij. Në Kuran Allahu i përmend se si këta njerëz i kanë marr pasionet e tyre për zot. e) Jeton në kurriz të tjerëve, ai përfiton nga të tjerët ndërsa të tjerët nuk përfitojnë prej tij. (Nëse jeni aktiv në jetë, dhe ju shërbeni tjerëve dhe nuk keni dëshirë të jetoni nga të tjerët, kjo do të thotë se nuk jeni goditur nga ky shteg i egoizmit) Egoizmi me fjalën UNË Duhet ikur nga fjala “UNË”, edhe pse fjala “UNË” fillimisht është e pa qëllim por dikur kalon në ndjenjë. Allahu dhe i Dërguari a.s e urrejnë fjalën “unë”, madje egoisti nuk e vënë re që edhe njerëzit janë të bezdisur nga “UNË UNË UNË...”. Në tregimet Kuranore janë regjistruar 4 fjali të cilat janë përdorur nga tre njerëz të ndryshëm dhe e katërta fjali nga shejtani i mallkuar. Kurani i ka përmendur për ta mësuar njerëzimi se sa e urryer është tek Allahu vesi i egoizmit. a) Kur Musa a.s ka kërkuar nga Karuni ta ndanë zekatin ai tha (Kjo është nga ajo që unë kam fituar) b) Nemrudi i tha Ibrahimit a.s unë i ngjalli dhe i vdes njerëzit c) Faraoni ju tha egjiptasve, unë jam zoti juaj më i larti. d) Iblisi tha unë jam më i mire se ai (Ademi) Thuhet që Iblisi ka qenë adhurues i madh, dhe në tokë i ka bërë adhurim Allahut 7 mijë vite. Ishte Egoja e tij që tërë këtë ibadet e rrënoi duke i dhënë përparësi vetës së tij në një moment të caktuar. Si të shërohet EGO-ja Pejgamberi a.s ka thënë nuk ka besuar askush derisa ta dojë për vëllanë e tij atë qe e do për vete. Ai që mendon se vetëm fjala e tij duhet të respektohet dhe të dëgjohet nga të tjerët është egoist. Në këtë rast duhet cekur se e kundërta e egoizmit është altruizmi. Altruizmi është t’i japësh përparësi të tjerëve edhe kur ti ke nevojë për të. Allahu ne Kuran ka lavdëruar medinasit të cilët ndan me mekasit gjithçka nga pasuria e tyre dhe ju dhanë përparësi tjerëve në gjërat që vet kishin nevojë. Gjithashtu në shumë vende në Kuran lavdërohen veprat e tilla kur besimtari ju jep tjerëve nga ajo qe ai posedon duke synuar vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. I Dërguari a.s ka thënë se kush zgjohet dhe në zemrën e tij nuk ka brengë për muslimanët ai nuk është prej tyre. Nga kjo thënie profetike kuptojmë se nëse një pjesë e besimtarëve ka halle dhe ne nuk ndjejmë dert dhe brenge për ta atëherë kemi defekte serioze në zemrën dhe imanin tonë sepse kjo është një egoizëm që ai nuk e ndien vetëm deri atëherë kur e godet vetën e tij. Sëmundjet që i provokon Egoizmi 1) Fanatizmin 2) Mendjemadhësinë 3) Dëshirën për tu shfaqur 4) Vetëpëlqimi Që të katra këto sëmundje të zemrës janë dëmtuese serioze të imanit të njeriut. Fanatizmi bënë njeriun që të orientohet në mbrojtjen e asaj qe ai e do duke mos shikuar dhe mos pranuar të mirat dhe sukseset e të tjerëve. Ai ia mohon apo tenton t’i zvogëlon ato suksese dhe gjithnjë t’i bënë më të vogla se të tijat. Ai gjithherë synon që mendimi i tij të dal fitimtar dhe nuk lejon që t’i jepet mundësia tjetrit të promovon vlerat tjera nga ato që ai i mendon dhe këtë e bën i shtyrë nga egoja e tij. Mendjemadhësia është pikënisja dhe boshti i të keqes. Aliu r.a ka thënë “Kujdes nga mendjemadhësia, nuk ka mëkat më të madh se mendjemadhësia, ajo është nëna e veseve te liga, dhe petku i iblisit.” Pejgamberi a.s ka thënë se nuk do te futet ne xhenet njeriu që ka qoftë edhe pak mendjemadhësi. Shokët e tij u munduan ta kuptojnë se çka është mendjemadhësia që të largohen nga ato që e shpien në mendjemadhësi. Disa menduan se edhe veshja e petkave të bukura mund të jetë nga mendjemadhësia. Por i Dërguari a.s e definoi mendjemadhësinë duke e sqaruar që mendjemadhësia është mohim i të vërtetës dhe mohimi i të drejtave të tjerëve. Pra mendjemadhi mohon tjerët përballë, dhe mohon argumentet qe i sillen, sepse për të vlen vetëm vetja e tij, dhe ai dëshiron që në peshore të maten vetëm veprat e tij. Në një kuptim mendjemadhësia është fuqizim i egos deri tek mohimi i të vërtetës. Dëshira për tu shfaqur para tjerëve. Nuk guxon që një besimtar ta mendon vetën e tij si të parin apo të vetmin pa të cilin nuk bënë dhe nuk kryhet një proces. Allahu nuk i do ato vepra qe me to synohet të bëhen të mëdhenj para tjerëve. Nëse njeriu ka kryer një vepër për hir të Allahut atëherë ai me veprën e tij duhet synuar të ngrihet tek Allahu e jo të synon vlerësimin nga njerëzit. Nëse ai ka pas qellim të ngrihet tek njerëzit atëherë si mund të synon shpërblimin ta merr nga Allahu. Njeriu nuk guxon që punën e tij ta sheh të madhe, ndërsa veprat e tjerëve të vogla. Besimtari punon punë të mëdha falë mundësive shëndetit dhe aftësive që ia ka dhënë Allahu, e si te krenohet para tjerëve dhe ta harron Atë që i’a ka dhënë këto mundësi. Allahu nuk e ka lidhur jetën apo veprën e një personi me fatin e të tjerëve. Është e pa mohueshme që kontributi i njeriut mund të jetë shume i madh për të mirën e njerëzimit, por asnjëherë të mendohet që pa atë njeri nuk kryhen punët apo nuk arrihet suksesi. Allahu një pune e kryen me një apo me person tjetër, dhe jo domosdo do ta kryen me mua, Ai mund ta bënë me cilindo njeri tjetër. I shtyrë nga sëmundja e shfaqjes së vetes para tjerëve ai pastaj hedh hapat e përqeshjes së tjerëve. Ai pastaj kënaqet me dështimet e tjerëve. Sa herë që dëgjon një lajm të keq, ai ua kumton të tjerëve. Nganjëherë përhapjen e lajmeve të këqija e bënë sikurse po ua qanë hallet e tyre, mirëpo në vetën e tij nuk e bartë brengën por dëshirën për ta treguar fatkeqësinë e tjetrit. Vetëpëlqimi – Egoistit nuk i duket mendim në botë me i mirë se i veti. Njeriu që këshillohet dhe nuk i pranon këshillat është egoist. Nëse ti e këshillon, atij i duket “ufff, kush po me këshillon…”. Ai fillimisht e shenjtëron vetën e tij duke tentuar ta sillë botën rreth bushtit të tij, dhe vazhdon duke provokuar veset tjera si fanatizmin dhe mendjemadhësinë. Egoisti vazhdon ta dëshiron shfaqjen para tjerëve duke ua mohuar të tjerëve të dalin para tij. Kështu ai vetpëlqehet dhe fillon që tjerët t’i sheh të vegjël dhe t’i shtyp apo ti pengon në sukseset e tyre. Ai me pastaj kalon në armiqësi me të tjerët dhe fillon që t’i dëmton tjerët. Ai gjithnjë rivaleve të vet duhet tu jap ndonjë vërejte, pavarësisht a ka pas ndonjë gabim apo jo. Egoisti sheh zi Egoisti asnjëherë nuk i sheh veprat e mira të njerëzve, sepse ai gjithnjë gjatë jetës është i angazhuar në të metat e tyre. Ai arkivon gabimet dhe të këqijat e tjerëve që në një moment kur atij i duhen kundër rivalit të tij do t’i përdor ato dhe do ja numëron një për një, me qëllim që ta sjell në një pozitë më të ulët se vetën. Egoisti asnjëherë nuk i lavdëron tjerët, e në veçanti ata që i ka rival, duke u frikësuar që në këtë mënyrë ai do të jetë me i ulët se tjerët. Egoisti është ziliqar. Egoisti nuk është edukuar mirë në vegjëli. Ai zakonisht kishte prindërit egoist. Edukoni fëmijët që mos të jenë egoist, mësoni fëmijët që t’u japin tjerëve, dhe tu ndihmojnë njerëzve. Mos i pengo fëmijët nga çdo gjë sepse ai më vonë mundohet t’i realizon ato kur rritet. Dënimet dhe kritikat e tepërta krijojnë egoist./mesazhi/ Kliko videon Shkëputur nga ligjërata e Halil Avdullit:
| |
|