Partia franceze e të djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar do të ndalojë ofrimin e ushqimit pa mish derri në shkolla për fëmijët myslimanë dhe hebrenj. Bëhet fjalë për qytetet ku partia e Marine Le Pen ka fituar zgjedhjet lokale.
“Nuk do të pranojmë kërkesa të besimeve fetar në menunë e shkollës”, tha Le Pen për radion RTL. “Nuk ka arsye që religjioni të hyjë në sferën publike, ky është ligjit”.
Në Francë ka pasur vazhdimisht debat për shkollat që zëvendësojnë ushqimin me mish deri për fëmijët myslimanë dhe hebrenj. Disa nga të zgjedhurit e Frontit Kombëtar janë ankuar se në qytetet e tyre ka shumë dyqane hallall.