Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Francë, disqe në qafë për nxënësit që nuk hanë mish derri | |
- Një shkollë franceze është vënë në shënjestër të mediave, pasi raportohet se ka detyruar nxënësit mysliman dhe hebrej të vendosin disqe të kuqe rreth qafe, pasi atyre nuk u lejohej fetarisht ta hanin mishin e derrit. Ngjarja e cila është duke u hetuar provokoi zemërim të madh në mesin e prindërve në shkollën Auxerre të rajonit Burgundy. Mësohet se autoritetet e shkollës i kishin detyruar nxënësit myslimanë dhe hebrenj të mbanin disqe të kuqe rreth qafe, kështu që stafi i restorantit nuk do t’u shërbejë atyre mish derri, raporton Telegraph. Tetëmbëdhjetë prej 1.500 nxënësve të shkollës mbanin disqe, megjithatë vendimi është tërhequr nga protesta e prindërve dhe udhëheqësit e komunitetit, të cilët thanë se veprimi ishte i ngjashëm me “yjet e verdhë që hebrenjtë u detyruan të veshin nën pushtimin nazist”. Shërbimi i ushqimit që nuk përmban mish derri për fëmijët e shkollës është një çështje e ndjeshme në Francë me udhëheqësit e ekstremit të djathtë nacionalist, në të kaluarën kanë tentuar ta detyrojnë restorantet shkollore nga të mos shërbejnë ushqim derri për studentët. Ish-presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ishte gjithashtu në mesin e liderëve të qendrës së djathtë, që kishte kundërshtuar mishin e derrit në shkolla. Shamitë dhe forma të tjera të veshjeve të lidhura me fenë janë të ndaluara në shkollat shtetërore. /MESAZHI/:
| |
|