Zejnep Akgun,është njëra nga fitueset e zgjedhjeve lokale në krahinën turke Eskishehir të komunës Mihalgazi. Ajo me veshjen e saj tradicionale është duke tërhequr vëmendjen e publikut.
“Kur shkoj në ndonjë vizitë zyrtare atëherë mbaj shami, ndërsa zakonisht kur shkoj në Stamboll dhe Ankara atëherë nuk e heq këtë veshje tradicionale. Stili im i veshjes është i njëjtë, asnjëherë nuk e ndërroj. E dua këtë veshje dhe jam krenare për këtë. Këtë veshje e shoh si trashëgimi osmane. Mbulohem me shami të bardh e cila quhet “Jashmak”.
Prefektja Akgun menjëherë ia ka nis punës
[size][color][font][url][/url]
[/font][/color][/size]
Shërbimet i përmbush në mënyrë të rregullt dhe në kohë. Sa që edhe mbeturinat kemi filluar t’i mbledhim në kohë. Komuna jonë do të ketë një pamje të vecantë, të gjithë le ta kuptojnë se në pushtet ka ardhur dora e gruas. Në shtëpi jam nënë dhe mundohem të jemë një grua dhe nënë shembullore. Burri edhe më tej është autoritet në shtëpi. Mundohem dhe përpiqem që punët e mia t’i bëj në mënyrën më të drejtë. Nëse para 15 viteve kur isha studente do të më thoshte dikush se kryetaraj e komunës do të jetë me hixhab nuk do të besoja. Askush të mos heq dorë nga qëllimet e veta. Githmonë them se suksesi nuk është tek gjinia po tek puna dhe intelegjenca. Në MIhalgazi do të bëjmë një diskriminim pozitiv, do t’i lehtësojmë punët për gratë. Politika më e rëndësishme e jona është që shërbimet t’i kryejmë në kohë. Në të kaluarën nuk kanë ekzistuar aktivitete shoqërore për gratë, andaj do të fokusohemi t’ua lehtësojmë jetën bashkqytetareve tona. Përvec kësaj, populli në Mihalgazi është shumë aktiv sa që nuk kemi kohë për veten tonë. Shetit i paguajmë nga 12 milion lira si taksë vjetore, përfundon Akgun.