Çdo vit, rreth katër milionë haxhinjë dhe rreth 11 milionë vizitorë vizitojnë shtëpinë e shenjtë Qabenë dhe Xhaminë e Pejgamberit Muhammed, a.s.
Gjatë periudhës së haxhit, për shkak të turmave të mëdha dhe hapësirës me kapacitetit të kufizuar, është pothuajse e pamundur të vizitohet Arafati në kodrën e famshme Rahme.
Kodra Rahme është një nga vendet që vizitorët e Mekës duan më së shumti ta shohin. Turistët e huaj, por edhe ata vendas ngjiten në kodrën Rahme dhe në te fotografohen.
Në vendin nga shihet gati e gjithë kjo zonë, vizitorët organizojnë shëtitje të përbashkëta.
Kodra Rahme gjendet brenda kufijve të Mekës, dhe njihet edhe si vendi ku u takuan Ademi dhe Hava, pasi që janë dëbuar nga Xhenneti.