Festat e Vitit të Ri kanë mbushur të gjitha kapacitet turistike në
Kodrën e Diellit në Tetovë. Vizitorë që kryesisht kanë ardhur nga
Kosova dhe Shqipëria por edhe nga qytete të ndryshme të Maqedonisë,
shprehen të kënaqur me atmosferën që mbretëron në këtë pikë turistike
dimërore.
“Shumë mirë shumë mirë sot është dita e parë në borë por shumë mirë është , vijmë nga Gjakova” tha një vizitor.
“Po tashi për kafe dhe çaj kemi dal po shumë mirë është më pëlqen” tha një vizitor.
“Shumë mirë është borë ka shumë pak nuk ka shumë po pritet që do bjer” tha një vizitor.
“Unë për vete punoj gjatë kohë me skijim dhe kushtet i bëjmë si na
konvenon vetë por kjo për tu përshtatur më tepër mysafirëve që vijnë
këtu”
Nga hoteli ‘Bora’, shprehen se sezoni sivjemë është i mirë
ndërsa presin ditë edhe më të mirë me fillimin e të reshurave të borës”
tha një vizitor.
“Momentalisht kemi mysafir mirë është por jo prej momentit kur kemi
pritur më herrët por edhe rrethanat janë të atilla borë nuk ka pasur sa
duhet. Kapaciteti diku te 97 apo 98 për qind është plot, eventualisht
mundë të ndodh t’ lirohet një apo dy dhoma në apo dy net por për
momentin jemi krejt të rezervuar” tha Shadan Huseini, përfaqësues i
hotelit ‘Bora’.
Javën që vjen drejtuesit e objekteve hotelierike presin reshje më të
mëdha të borës dhe me këtë edhe rritje të fluksit të turistëve.