Shtëpia ku lindi Pejgamberi Muhammed a.s. në Mekë, e cila ndodhet në afërsi të shtëpisë së shenjtë, Qabesë, e që aktualisht shfrytëzohet si bibliotekë, tërheq vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota
Në shtëpinë dykatëshe, njëqind metra larg Qabesë, ku lindi Pejgamberi i fundit i Zotit, Muhamedi a.s., dhe ku ai, bashkë me nënën e tij Eminën, i kaloi vitet e para të jetës së tij gjendet ende djepi i drurit në të cilën Emina e vinte në gjumë të birin e tij, Muhamedin.
Është interesante se në vendin ku gjendej shtëpia e Ebu Xhehlit, i cili njihet si armik i Islamit, dhe personi i cili për shumë vite udhëhoqi betejat më të ashpër kundër Pejgamberit Muhamed a.s., për ta parandaluar përhapjen e Islamit, sot gjendet një WC publike.
Besimtarët nga e gjithë bota, në kuadër të vizitës së Mekës, vizitojnë edhe shtëpinë ku lindi Pejgamberi Muhamed a.s., një nga atraksionet më të mëdha në këtë qytet.
Shtëpinë e Pejgamberit Muhamed a.s., e vizitojnë turistët nga e gjithë bota.