Departamenti
për çështjet fetare në Turqi bashkë me shoqërinë civile është duke
përgatitur një projekt të ri i cili do t’ju lehtësojë turistëve vizitën
në xhaminë Sulltan Ahmed të Stambollit, dhe t’ju sigurojë informata për
Islamin
Sipas projektit, vizita e xhamisë, e cila përfshin 4-5 mijë turistë çdo vit, do të përbëhet nga kodi i duhur i veshjes.
Pasi që në të shumtën e rasteve hyrjet vërshohen nga njerëzit, projekti i
ri përfshin “aparatet për veshje” ose “aparatet për shamia” për
turistë, të cilat do të vendosen para xhamisë, duke marrë parasysh se
shamitë dhe rrobat e gjata për gratë që gjenden në xhami janë kryesisht
johigjienike, tha zëvendësi i myftiut të Stambollit Sabri Demir.
Sipas tij, veshja korrekte me simbolin e Sulltan
Ahmedit dhe shamitë që përfaqësojnë kulturën turke do të shiten.
“Turistët do të kenë mundësi që këto rroba t’i marrin në shtëpi,
natyrisht, të blera me çmime të ulëta, si suvenir nga Turqia”, thotë
Demir.
Në zyrat për informim turistëve do t’u jepen
informacione për Islamin dhe çfarëdo ju nevojitet për të vizituar
xhaminë. Gjithashtu, jashtë xhamisë do të vendoset TV informativ, dhe me
të gjitha këto të dhëna do të ndahen edhe fletushka me
informacione./IGJ/