Mali i Uhudit, i njohur edhe si kodra e Uhudit në afërsinë e së cilës ka ndodhur njëra nga luftërat më të rëndësishme në historinë islame, Lufta e Uhudit, ngadalë po zhduket, për shkak se vizitorët, respektivisht hanxhinjtë marrin dheun dhe gurët nga kodra.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar vizitorët e kodrës ku ndodhi lufta e Uhudit, të jenë më të kujdesshëm në lidhje me këtë çështje.
Vizitat në këtë kodër janë rritur sepse aty gjendet edhe varri i Hamzës, xhaxhait të Muhamedit a.s dhe njërit nga sahabët më të njohur.