Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjuha shqipe “zhduket” nga aeroporti i Shkupit Sun 8 Jan 2012 - 11:37 | |
| Gjuha shqipe është “zhdukur” nga aeroporti i Shkupit, por edhe nga faqja zyrtare e tij. Fenomeni shqetësues ka ngjallur pakënaqësinë e shqiptarëve. Një gjë e tillë iu ka rënë në sy së tepërmi edhe emigrantëve që kanë ardhur me pushime. Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Maqedonisë” nuk gjen asnjë orientim në gjuhën shqipe dhe e njëjta gjë ndodh edhe në faqen zyrtare të aeroportit. Të dyja gjuhët në të cilat mund të informohesh janë maqedonishtja dhe anglishtja.
Vajdin Gega nga Frëngova e Strugës, shqiptar që vinte nga Zvicra, tepër i indinjuar ka thënë për “Gazetën Shqiptare” se “është e padrejtë që mungon versioni shqip, kur do të informohesh me të dhëna rreth itinerarit dhe të dhëna të tjera për fluturimin”. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Avdi Vinca nga Struga, i cili është emigrant në Vjenë. “Kjo është skandaloze dhe nuk di kujt t’ia vësh fajin, turqve që e menaxhojnë aeroportin përkohësisht, apo autoriteteve maqedonase, kur dihet që mbi 60 % e udhëtarëve janë shqiptarët e Maqedonisë që punojnë në emigracion”, – është shprehur Vinca. Sipas tij, është emergjent një version në gjuhën shqipe për nevojat e shqiptarëve në udhëtim. Në aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigant në hyrjen e portës së Aeroportit që mban emrin e Aleksandrit të Madh në alfabetin cirilik. Përkundër kësaj, gjuha shqipe nuk figuron në asnjë cep të aeroportit.
Sipas agjencisë “INA”, përdorimi i gjuhës shqipe mungon edhe në portalin zyrtar të Aeroportit të Shkupit, që menaxhohet nga kompania turke TAV. Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/defa-ult.aspx? ItemID=408) vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Reagimi është paraqitur nga mërgimtarë shqiptarë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se është e padrejtë që të mungojë versioni në gjuhën shqipe, ku ata do të informoheshin lidhur me itinerarin dhe të dhënat e fluturimeve. Mërgimtarët shqiptarë apelojnë që të përmirësohen këto lëshime dhe sa më shpejt të sigurohen informacione në gjuhën shqipe, duke nisur nga versioni në shqip i faqes zyrtare të Aeroportit. (Nga agjencitë) | |
|