Një numër i madh i turistëve dhe biznesmenëve nga Turqia dhe vendet arabe, të cilët vizitojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, detyrohen të falen në vende të ndryshme dhe të papërshtatshme në ndërtesën Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës
Megjithatë, siç u konfirmua nga drejtori i aeroportit Ivica Veliçan, nga shtatori i këtij vit aeroporti, për klientët e vet, do të siguroj një hapësirë të përshtatshme dhe komode për lutje.
- Ne kemi pasur disa kërkesa për një hapësirë të tillë. Kemi vendosur, pasi që administrata e aeroportit të zhvendoset në lokalet e reja, ta rregullojmë një dhomë për lutje “, tha Veliçan për "Dnevni avaz".
Duke pasur parasysh se asnjë aeroport në rajon nuk ka zona të caktuara për lutje, Sarajeva, sipas modelit të aeroportit të Vienës, do t’ju mundësoj besimtarëve kushtet më të mira dhe më kualitative.
“Ndërtesa aktuale e administratës së aeroportit nga shtatori do të jetë terminal për aviacionin e vogël, ose më saktësisht, terminal i biznesit. Në përdhes të ndërtesës së njëjtë është planifikuar të rregullohet një dhomë për lutje, e cila nuk do të jetë vetëm për muslimanët, por për të gjitha konfesionet”, ka shtuar Veliçan.
“Nevoja për një hapësirë të tillë është rritur për shkak të numrit të shtuar të turistëve që vijnë në BeH. E që atyre t’u mbeten kujtime sa më të mira për vendin tonë, duhet t’ju sigurojmë kushte sa më të favorshme”, tha Veliçan.