Parkingu i veturave afër PTK-së, nuk ka hapsirën e mjaftueshme shperhet myftiut të Kosovës. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava do të dëshironte që Komuna, vendin ku e ka caktuar të ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë, të shtohet edhe ndonje ari shtesë.
Kjo hapësirë, është e mirë, por nuk është e mjaftueshme për xhaminë që mendohet se do të ndërtohet.“Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptim nga Komuna e Prishtinës, që vendi ku na është ndarë për xhami, të rritet edhe pak”, ka deklaruar Naim Tërnava, në një intervistë për televizionin publik (RTK).
Ky zgjerim, sipas Tërnavës, i duhet këtij projekti, pasi që Bashkësia Islame po mendon ta ndërtojë një xhami të madhe. Ai madje dëshiron që xhamia e re të jetë edhe si pikë referimi për Prishtinën.
“Plani është që xhamia afër PTK-së të jetë reprezentative, që të krijojë një imazh të veçantë. Pra, të jetë si pikë referimi”, ka thënë Tërnava, ndër të tjera në këtë intervistë.