Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit
Autori
Mesazh
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
11052012
Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit
Protesta e sotme në Shkup u shënuan me disa incidente. Situata më e tensionuar u paraqit para Komunës së Çairit, ku protestuesit me gurë sulmuan objektin e Komunës ndërsa për gjysmë ore me gurë dhe gjësende tjera sulmuan edhe policët. Gjithashtu në shenjë revolte qytetarët protestuan edhe para selisë së BDI-së në Çair, të cilin objekt e gjuajtën me gurë. Nga sulmi me gurë më së rëndi pësoi xhiruesi i televizionit Telma i cili u godit në kokë dhe u dërgua për kurim në spital, si dhe një pjesëtar i policisë. Protestuesit fillimisht protestuan para Gjykatës Themelore Shkupi 1, për të vazhduar më pas para Qeverisë. Protestuesit me gurë thyen disa xhama të objektit ndërsa gjatë tërë kohës brohoritnin ‘Ubijci’, ‘Nikolla terrorist’, ‘Jankullovska terrorist’, ‘Ali tradhtari’ si dhe ‘Shqipëri etnike, ndërsa në duar mbanin parullat ‘Muslimanët nuk janë terrorist’ , ‘Stop montimeve politike’, ‘Sopoti 2’. Disa nga organizatorët, gazetarëve u shpërndanë edhe njoftim në të cilin përmenden pesë kërkesa nëpërmjet të cilëve dëshirojnë që opinionit ndërkombëtar dhe atij në vend tu tërhiqet vëmendja rreth ngjarjeve të fundit.
1. Ne me sinqeritet të plotë e ndajmë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtetë të dalin së më parë para drejtësisë.
2. Protestojmë ndaj ofendimeve që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend.
3. Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së, që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike.
4. Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.
5. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik.
Letra i është dërguar Presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë. Shkëlzen Aqifi