Ohër: Thyhen xhamat e Xhamisë së njohur
Persona të panjohur kanë thyer xhamat e Xhamisë së njohur “Haxhi Durgut” në Ohër të Maqedonisë.
Ky incident i shëmtuar pason pas një sërë përdhosjes së objekteve fetare në shumë qytete të Maqedonisë, ndërsa rasti ky rast vandal i drejtuar ndaj Xhamisë së njohur “Haxhi Durgut” i është paraqitur organeve të policisë në Ohër, të cilat theksojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Xhamia “Haxhi Durgut” që ndodhet në udhëkryqin e rrugëve në qendër të Ohrit, edhe më herët ishte shënjestër e sulmeve.
Shtatë vjet më parë disa maqedonas kishin hedhur sende të forta në oborrin e Xhamisë ku edhe ishte penguar falja e namazit.