Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Irenej në Tiranë: Kosova, krahinë e shenjtë për Serbinë | |
- I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Fortlumturia e Tij Irinej, në një intervistë ekskluzive për Top Channel komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb: “Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavaruar nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se rreth 200-250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë.” I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja për këtë situatë, Patriarku Irinej ka theksuar: “E para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk i lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre. Tani kemi marrë vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura. Serbët asnjëherë nuk kanë qenë armiqësor në raport me shqiptarët. Në 1912, kur Kosova u çlirua nga Turqia, asnjë shqiptar nuk u përzu nga Kosova dhe Metohija.” E në fund, në një mesazh për të gjithë popullin shqiptar, ai predikon për më shumë paqe dhe largimin e urrejtjes: “Do t’i uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë që të jetonin një jetë prej besimtari, t’i nderojnë njerëzit e feve të tjera ashtu siç edhe fetë e tjera të nderojnë besimin tonë. Nëse jemi të krishterë dhe myslimanë të vërtetë, duhet të kuptojmë që mbi ne është i njëjti Perëndi dhe ne jemi fëmijët dhe populli i Perëndisë. Të largohet çdo urrejtje dhe jotolerancë.”/TCh/:
| |
|