Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] SHBA do të emërojë ambasadorët në Egjipt, Irak dhe Katar | |
- Interesat e SHBA-së në tre pikat kyçe të Lindjes së Mesme janë testuar të mërkurën gjatë një seance të Komitetit të Jashtëm të Senatit. Komisioni mbajti një seancë mbi nominimet e Dana Smith për ambasadore në Katar; Stuart Jones në Irak; dhe Robert Bikroft në Egjipt. Në seancën për emërimin e Robert Bikroft në Egjipt, Komiteti diskutoi të ardhmen e presidentit të sapozgjedhur të administratës, Abdel Fatah al-Sisit, si dhe rolin që Shtetet e Bashkuara mund të luajnë për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe ekonomik. Duke folur në hapje të panelit, Robert Menendez, Kryetari i Marrëdhënieve me Jashtë i Komisionit senator, tha se ai është i shqetësuar shtypja e medias, frikësimit dhe ndalimin e aktivistëve, dënimeve masive me vdekje dhe përdorimin disproporcional të forcës nga forcat e sigurisë së Sisit. "Angazhimi i el-Sisit për një partneritet me SHBA-të duhet të shkoj përtej mbajtjes së kontrollit të Sinait, por për të mbrojtur të drejtat e njeriut, zhvillimin e ekonomisë dhe për të krijuar drejtësi," tha Menendez. Seanca e emërimit të Stuart Jones në Irak ishte përqëndruar rreth sigurisë së vendit që është duke u tronditur nga militantët e grupit ISIL. Senatori Bob Corker, një anëtar i lartë i komitetit, akuzoi Kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki për ngjarjet e fundit në Irak. Për kandidatët që do të emërohen zyrtarisht në postet e tyre, ata duhet të miratohen nga komiteti dhe të mos marrin asnjë kundërshtim nga Senati Amerikan. /mesazhi/:
| |
|