Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| | Duaja ne baz te puneve te mira (Tregim). | |
Duaja ne baz te puneve te mira (Tregim).Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Prej gjeneratave para jush, tre persona janë nisur për një udhëtim, deri sa i zë nata para një shpelle, në të cilën vendosen për ta kaluar natën. Nga kodra rrokulliset një shkëmb dhe e bllokon tërësisht hyrjen dhe daljen e shpellës. (Ata duke biseduar mes vete) thonë: Ne nuk mund të shpëtojmë gjallë nga kjo shpellë ndryshe, vetëm se duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar, në bazë të punëve tona të mira. Personi i parë prej tyre lutet: “O Zoti im! I kam pasur prindërit shume pleq dhe asnjëherë ujë nuk kam pirë para tyre, as nuk i kam dhënë familjes sime, po edhe punëtorëve të mi. Një ditë u vonova për shkak të kërkimit të kullosës sa më të mirë, e kur u ktheva ata veç kishin fjetur. Pasi e mola bagëtinë, qumështin ua dërgova para tyre, por ata ishin fjetur. Unë nuk desha t’ua prish gjumin atyre, por edhe nuk e kam pirë qumështin para tyre, e as nuk i dhashë të pinë familjes dhe punëtorëve të mi. Qëndrova në këmbë zgjuar me qumështin në dorë, duke i pritur deri sa të zgjoheshin. (Kështu prita) përderisa agoi dita, e fëmijët e mi qanin për qumësht para këmbëve të mia, e unë u dhashë të pinë qumësht, tek atëherë, pasi u zgjuan prindërit e mi dhe pinë para tyre. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na tejkalo këtë fatkeqësi, dhe lëvize këtë shkëmb ( e të dalim në dritë)!” Shkëmbi lëvizi, por jo edhe aq sa mund të dilnin jashtë. I dyti u lut: “O Zoti im, kam pasur një kushërirë të afërm, të cilën e kam dashur më shumë se tërë botën (në një transmetim tjetër: Kam qenë aq fortë i dashuruar në të, ashtu siç i donë së tepërmi burrat gratë), andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë meshkujt prej femrave), por ajo më refuzoi. Një vit prej viteve mbretëronte uri e madhe, e ajo u paraqit tek unë. E unë ia dhashë asaj 120 dinarë ari, me qëllim që të pranojë të vetmohej me mua. Pasi i mori të hollat dhe e kisha në disponim (që të veproj me të çka të dua), ajo më tha: “Frikësoju Allahut, e mos ma prish virgjërinë padrejtësisht!”. Atëherë u largova prej saj dhe nuk kontaktova me të, edhe pse e doja më shume se çdokënd tjetër, kurse të hollat, të cilat ia pata dhënë, nuk ia mora. O Zoti im, nëse këtë e kam bërë vetëm për ta fituar Kënaqësinë tënde, na shpëto nga kjo vështirësi, në të cilën gjendemi.” Shkëmbi prapë lëvizi (nga hyrja e shpellës), por jo në tërësi për të dalë nga aty. Personi i tretë u lut: “O Zoti im, unë kam pasur punëtorë dhe të gjithëve ua kam dhënë pagën e fitimit menjëherë, përpos një punëtori, i cili ka shkuar pa e marrë pagën (e fundit). Pastaj pagën e tij e kam vendosur në qarkullim dhe pasuria e tij u shtua. Pas një kohë me erdhi e më tha : “O rob i Allahut, më jep pagën!” I thashë: “Krejt çka sheh prej kësaj pasurie, si: këto dele, këto lopë, këto deve dhe ky rob, të gjithë janë shtuar prej pagës tënde.” Ai më tha: “O rob i Allahut, mos u tall me mua!” Unë i thashë: “Nuk jam duke u tallur me ty.” Pastaj e mori tërë pasurinë e tij dhe nuk la asgjë prej tyre. “O Zot im, këtë e kam bërë vetëm e vetëm për ta fituar kënaqësinë Tënde; na shpëto nga kjo fatkeqësi!” Atëherë shkëmbi lëvizi i tëri, dhe që të tre dolën nga aty e shpëtuan. (BUHARI DHE MUSLIMI) | |
|