Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Datë me rëndësi për muslimanët " 11 - Korriku " | |
Pas Luftës së Dytë Botërore, përshkak të shumë gjenocideve që kishin ndodhur i kishte premtuar vetes se më nuk do të lejojnë që të përsëritet një gjë e tillë.Vitet 1992-1995 konsiderohet faqe më e errët e njerëzimit. OKB-së kishte marr vendim se gjeneratat e reja do të shpëtohen nga luftërat të cilat shkaktojnë dhimbje të papërshkrueshme. Mirëpo afërsisht 50 vjet pas fjalës së dhënë bota lejoi kryerjen e gjenocidit të ri ndaj boshnjakëve të Bosnjës. Bosnja u kaplua në një errësirë, rrugët u përgjakën dhe vendi u kthye në ferr.
19-vjetorin i masakrës së Srebrenicës, nënat boshnjake vazhdojnë ta përjetojnë edhe sot ferrin e këtij gjenocidi me shpresë që një ditë do të gjinden kufomat e më të dashurve të tyre. Më kujtohet edhe sot dorëheqja e raportuesit të posaçëm të OKB-së, Tandeusz Mazowiecky shkroi kështu:
" Krimet po kryhen në mënyrë brutale dhe të shpejtë, ndërsa përgjigjja e shoqërisë ndërkombëtare ndaj kësaj është e ngadalshme dhe jo-produktive ".
Në një poezi, kështu përshkruhet gjendja reale :SHQIP: "Srebrenicë, shpirt i djegur Në flakën e ferrit. Mbi ty fluturojnë engjëjt Rojtarët e shpirtërave të të zhdukurve Të muslimanëve të zhdukur Vetëm për atë se Kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame."
Boshnjakisht: "Srebrenico, dušo izgorena U ognju pakla Nad tobom lebde andjeli Čuvari duhova nestalih Nestalih muslimana Samo zbog toga Što su vjeri islama pripadali"
« Srebrenica nuk duhet harruar sepse çdo harresë rezikon të përsëritet historia, të harosh Srebenicën : 'Mbytemi edhe ne të gjallët' »
Abdullah Sidran është një shkrimtar i madh boshnjak - ai thotë në një poezi të tij :
" Asgjë e vdekur dhe e gjallë; s’mund të banojë më në të."
Me lutje dhe me lotë në sy i'u përkujtojmë, El Fatiha ..
- Nga Bujamin SALIJA [ 11. 07. 2014 ] | |
|