Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Kthime ne islam] Ish-prifti britanik pranon Islamin pasi lexoi Kur’anin Fri 22 Aug 2014 - 19:24 | |
| - Kjo ishte ajo që i ka ndodhur ish priftit katolik britanik, Idris Teufik gjatë leximit të librit të shenjtë të Islamit, Kur’ani, për studentët e tij në një shkollë në Britani. Dhe kjo ishte një nga hapat e rëndësishëm në udhëtimin e tij në përqafimin e Islamit. Gjatë një ligjërate të fundit që ai dha në Këshillin Britanik në Kajro, Idris Teufik e bëri të qartë se ai nuk ndjen keqardhje për të kaluarën e tij të krishter dhe jetën e tij në Vatikan për pesë vjet. Unë ndihesha i gëzuar si prift duke ndihmuar popullin për disa vjet. Megjithatë, thellë brenda meje, unë nuk isha i lumtur dhe ndjeja se diçka nuk ishte në rregull. Për fat të mirë, është vullneti i Zotit, disa ngjarje dhe rastësi në jetën time më bën të udhëzohem në Islam, tha ai në një sallë të mbushur në Këshillin Britanik. Një rastësi e dytë e rëndësishme për Teufikun ishte vendimi i tij për të lënë punën e tij në Vatikan, për të bërë një udhëtim në Egjipt. Unë e kam menduar Egjiptin si një vendi i piramidave, deveve, rërës dhe palmave. Unë udhëtova me një aeroplan çarter në Hurghada. Jam tronditur kur gjeta disa plazha të ngjashme me ato Europiane, mora autobusin e parë për në Kajro, ku kam kaluar javën më të mrekullueshme në jetën time. Ky ishte prezantimi im i parë i muslimanëve dhe i Islamit. Kam vënë re se egjiptianët janë të njerëzishëm, të ëmbël, por edhe shumë të fortë. Ashtu si të gjithë britanikët, njohuritë e mia për myslimanët deri në atë kohë nuk i kalonte ato që dëgjoja përmes TV, rreth bombarduesve vetëvrasës dhe luftëtarëve, që më kanë lënë përshtypjen se Islami është një fe e trazirave. Megjithatë, kur hyna në Kajro e kuptova se sa e bukur është kjo fe. Njerëz shumë të thjeshtë, shitshin mallra në rrugë, por e braktisnin tregtinë e tyre kur e dëgjonin ezanin, thirrjen për namaz, lutje, shkonin në xhami dhe i drejtoheshin Allahut. Ata kanë një besim të fortë në praninë dhe vullnetin e Allahut. Ata luten, agjërojnë, ndihmojë nevojtarët, ëndërrojnë për të shkuar në , në Mekë, dhe jetojnë me shpresën për Xhennet, tha ai. Pas kthimit tim kam rifilluar punën time të vjetër si mësue i fesë. E vetmja lëndë e detyrueshme në arsimin britanik është lënda e Studimeve Fetare. Unë i mësoja rreth Krishtërimit, Islamit, Judaizmit, Budizmit dhe fetë tjera. Pra, çdo ditë më duhej të lexoja në lidhje me këto fe që të jem në gjendje për t’i mësuar studentët, shumë prej të cilëve ishin refugjatë arabë myslimanë. Me fjalë të tjera, duke i mësuar rreth Islamit, unë mësova nga Islami shumë gjëra.” Ndryshe nga shumë të rinj problematik, këta studentë ishin një shembull i mirë se si duhet të jetë një musliman. Ata ishin të sjellshëm dhe të urtë. Kështu, një miqësi u zhvillua në mes nesh dhe ata më pyetën nëse mund të përdorin klasën time për namaz gjatë muajit të agjërimit, Ramazanit. Për fat të mirë, dhoma ime ishte e vetmja me një qilim. Kështu që unë ulësha në fund dhe i shikoja si luteshin gjatë një muaji. Për t’i inkurajuar kam agjëruar edhe unë gjatë muajit Ramazan me ta, edhe pse unë ende nuk isha musliman. “Një herë duke lexuar Kur’anin e Shenjtë në klasë, nga një përkthim, arrita në ajetin: Dhe kur ata dëgjojnë shpalljen e pranuar nga i Dërguari, i sheh në sytë e tyre si rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën. Një pikë kthese në jetën e tij, megjithatë, erdhi si pasojë e sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator, 2001. Të nesërmen, unë vërejta se sa shumë populli ishte tmerruar. Unë kam qenë, gjithashtu, i frikësuar nga përsëritja e akteve të tilla në Britani. Në atë kohë, njerëzit në Perëndim filluan të frikësohen nga feja Islame, duke e akuzuar këtë fe si shkaktare e terrorizmit. Megjithatë, përvoja ime e mëparshme me muslimanët më drejtoi në kahje tjetër. Unë fillova të pyes: Pse Islami? Pse e fajësojnë Islamin si një fe për veprime terroriste, kur askush nuk e akuzon Krishterimin për terrorizëm, kur disa të krishterë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë? Një ditë unë u nisa për në xhaminë më të madhe në Londër, për të dëgjuar më shumë për këtë fe. Kur hyra në Xhaminë Qendrore të Londrës, aty ishte Jusuf Islami, ish-pop këngëtari i njohur, i ulur, duke folur për Islamin, rreth tij disa njerëz e dëgjonin me vëmendje. Pas një kohë, e kam pyetur, duke kërkuar prej tij: “ Çfarë duhet të bëj për t’u bërë musliman? Ai u përgjigj se një mysliman duhet të besojnë në një Zot, të lutet pesë herë në ditë dhe të agjërojë gjatë muajit Ramazan. Unë e ndërpreva duke i thënë se unë besoj, lutem madje edhe kam agjëruar muajin e Ramazanit. Ai më pyeti, ‘Çfarë po prisni? Çfarë po ju pengon? “Unë i thashë, Jo, unë nuk kam ndërmend për t’u konvertuar. Në atë moment filloi ezani, thirrja për namaz dhe të gjithë u përgatitën në rreshta për t’u lutur. Unë u ula në anën e pasme të xhamisë dhe kam qarë, kam qarë. Atëherë unë i thashë vetes, Kend po përpiqem unë të mashtrojë? Pasi përfundoi namazi, ju drejtova Jusuf Islamit, duke kërkuar prej tij që të më mësojë fjalët me të cilat unë dëshmojë konvertimin tim në Islam. Pasi më shpjegojë kuptimin e Shehadetit (Fjalën e Dëshmisë) për mua në anglisht, unë e shqiptova pas tij Shehadetin në gjuhën arabe , duke dëshmuar se Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut, dëshmoi Teufiku, me sy të përlotur. Kopshtet e Islamit Kështu jeta e tij ka marrë një drejtim tjetër. Duke jetuar në Egjipt, Teufiku shkroi një libër në lidhje me parimet e Islamit. Duke shpjeguar se përse ai e shkroi librin e tij me titull Kopshtet e Kënaqësisë: një Hyrje e thjeshtë për Islamin, Teufiku vuri në dukje se të gjithë janë duke thënë se Islami nuk është fe e terrorizmit dhe nuk është një fe e urrejtjes, por askush nuk përpiqet të shpjegojë se çfarë është Islami. Kështu që unë vendosa për të shkruar këtë libër për t’i dhënë jomyslimanëve një ide në lidhje me parimet themelore të Islamit. Unë u përpoqa për t’i treguar njerëzve se sa e bukur është Feja Islame, dhe se Islami ka thesaret më të jashtëzakonshme, më e rëndësishmja te myslimanët është “dashuria për njeri-tjetrin”. Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) thotë: Edhe një buzëqeshje e vëllait tënd është një sadaka, bamirësi. Teufiku i tha gazetës The Gazette se ai është duke shkruar një libër për Profetin Muhammed ( Paqa, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) të cilën ai mendon se do të jetë ndryshe, dallon nga librat e shumtë tashmë të shkruar rreth tij. Ai mendon se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të informuar botën me imazhin e vërtetë të Islamit është për t’u bërë vetë një shembull i mirë në jetën reale. Burimi: The Deen Show Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë:
| |
|