Arnaud Fandor, një anëtar i partisë së djathtë “Liria” në Holandë, ka pranuar Islamin dhe ka vizituar Medinën. Ai më parë i ka takuar grupit i cili kishte ndihmuar në prodhimin e filmit për Islamin dhe Muhamedin a.s Gazeta saudiane “Okaz Online” njofton se Fandor gjatë vizitës së xhamisë së Pejgmaberit në Medine u fal afër minberit dhe për një moment filloi të qaj duke e lutur Allahun e Madhërishëm për falje.
Fandor ka thënë se i ka takuar partive ekstremiste të cilat janë munduar të dëmtojnë Islamin, mirëpo kur kishte parë reagimin e muslimanëve kundër filmit në fjalë filloi të kërkoj të vërtetën për Islamin dhe përgjigjet për pyetjet e tij. Ai mundohej të kuptoj dashurinë e madhe që muslimanët kultivojnë për pejgamberin e tyre.
Pas një hulumtimi ai arriti të njoh madhështinë e Islamit dhe profetit andaj pranoi Islamin.
Fandor vizitoi edhe kodrën e Uhudit për të cilën tha: “Kam lexuar shumë për këtë andaj desha ta vizitoj. Ndjenja e qëndrimit këtu është shumë më e madhe se sa leximi për të.”
“T’i thuash lamtumirë Medinës është shumë e vështirë, mirëpo ngushëllohem me atë se do ta vizitoj Mekën dhe do ta bëj Umren”, tha Fandor.
(Islampress)