Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Rasti 'Monstra' ende pa aktvendim | |
- Avokati mbrojtës Naser Raufi bën të ditur për portalin "Portalb" se afati për shpalljen e aktvendimit ka kaluar tani më dy javë dhe se ende nuk ka asgjë të re. “Isha në gjykatë dhe kërkova aktvendimin për rastin në fjalë, por më thanë që ende nuk është shkruar. Afati kohor prej 60 ditësh tani më dy javë ka kaluar dhe kjo po ashtu ngadalëson dhe pengon procedurën e ankesës lidhur më këtë gjykim”, tha Raufi. Ai shtoi se është e vështirë të shkruhet aktvendimi për disa persona që u akuzuan padrejtësisht dhe qëndrojnë burgjeve edhe pse janë të pafajshëm. “Nuk është e lehtë të shkruhet aktvendimi, e sidomos nëse të akuzuarit janë të pafajshëm. Në të duhet të shkruhen të gjitha provat, faktet dhe dëshmitë të cilat akuzojnë tashmë të dënuarit. Duke u bazuar se ky gjykim nuk kisha asnjë provë e cila mund të dëshmon fajësinë e të akuzuarve tani shikojnë se çka të trillojnë”, shtoi Raufi. Nga ana tjetër Këshilli Organizativ për protesta, është ende në fazën e përgatitjes së peticionit, i cili pritet të realizohet së shpejti. “Jemi duke punuar në logon që do të na përfaqëson. Peticioni duhet të organizohet mirë sepse pas rastit Monstra ne kemi një monstër tjetër e cila i akuzoi protestuesit pa pikë faji me nga tre vite burg. Peticioni do të organizohet në detaje dhe do të realizohet në vende serioze dhe të frekuentuara dhe shpresojmë që ndikimi do të jetë më i madh sesa ai i protestave”, tha për Portalb, Bedri Ajdari, kryetar i Këshillit dhe familjar i disa prej të akuzuarve për rastin “Monstra”. Ndërkaq disa javë radhazi u organizuan protesta kundër rasteve të montuara të cilat në përgjithësi ishin të qeta. Megjithatë familjarët ende janë në pritje të përgjigjes lidhur me kërkesat e parashtruara nga Këshilli Organizativ në këto protesta./tvkoha:
| |
|