Vendet pjesëmarrësë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Kajro arrijtën të kontribuojnë një
total prej 5.4 miliardë $ për rindërtim në Gaza.
Ministri i jashtëm norvegjez Borge Brende i cili drejtoi konferencën së bashku me Ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukri dhe Autoritetin Palestinez, ka thënë se "gjysma e fondeve të zotuara do të shkojnë për rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez" ndërsa pjesa tjetër nuk ishte e qartë menjëherë ku do të shkojnë.
Ndërkohë, pjesëmarrësit e konferencës i bënë thirrje Izraelit për të rifilluar negociatat serioze të paqes me udhëheqësit palestinez, për t’i dhënë fund konfliktit mes tyre, është thënë në deklaratën përmbyllëse të konferencës./mesazhi/