Raketa pa pilot që lëshoi NASA në hapësirë shpërtheu menjëherë pas nisjes
E mërkure 29 Tetor 2014 10:37
Raketa pa pilot që lëshoi Agjencia Amerikane Hapsinore (NASA) në hapësirë shpërtheu menjëherë pas nisjes, raporton AA.
Raketa hapësinore e cila u lëshua në orën 18.23 me orën lokale nga stacioni hapësirës Wallops Island në Virginia pas furnizimit të saj në staciononin ndërkombëtar hapësinor u njoftua se pas disa sekondash ajo shpërtheu në ajër.
Në televizionin e NASA-s janë ndjekur pamjet pas shpërthimit ku dukeshin tymi dhe flakët, ndërsa në lidhje me shkakun e ngjarjes nuk është bërë ndonjë deklaratë.
NASA ka njoftuar se brenda anijes hapësinore gjendeshin mjete shkencore eksperimentimi, dhe pjesë rezervë me një peshë afërsisht 2.5 tonë.
Sipas marrëveshjes së bërë në vitin 2008 me NASA-n në kuadër të misionit 4 për kryerjen dhe shpërndarjen e ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës anija Anteres që mbante furnizimet i përkiste kompanisë Orbital Sciences./mesazhi/