“Koha Ditore-media e poshtër!”
on Korrik 21, 2011 11:15 pm / no comments
Shpërthen sërish imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi. Ai e ka sulmuar gazetën më të madhe në vend, Koha Ditore, duke thënë se po bën fushatë kundër tij, dhe e ka quajtur “medium të poshtër”, raporton Infosot.
“Këtë e ka bërë “Koha Ditore”. Ky medium është medium shumë i poshtër. Këta janë njerëz që ju kënaqet shpirti me luftue këtë shtet. Ata janë kundër Zotit dhe çdo seni që është e mbarë. Ata s’i don as Zoti, as kurrkush. Ata e dijnë, por nuk dojnë me e pranue. Ka kalue ajo kohë kur ti nuk guxon me folë. Liria e të shprehurit është në të gjithë botën…Kjo është pjesë e asaj fushate të kësaj gazete”, ka thënë imami Shefqet Krasniqi në një emision të “Tv Vali”.
Reagimi vjen pasi që gazeta raportoi sot se dy avokatë, një shkrimtar dhe një qytetar do të ushtrojnë kallëzim penal kundër imamit Krasniqi rreth komenteve të tij ndaj figurës së Nënës Terezë