Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] 45 ditë burgim për ushtarin izraelit që pranoi vrasjen e dy grave palestineze | |
- Një ushtar izraelit që akuzohet për vrasjen e dy grave palestineze në Gaza, është dënuar me 45 ditë burgim. Vrasja e tyre ndodhi gjatë sulmit të dhjetorit-janarit të vitit 2009. Edhe pse ushtari e ka pranuar vrasjen e nënës dhe bijës, të cilat po mbanin një flamur të bardhë, ai po akuzohet për “përdorim të paligjshëm” të armëve, dhe do ti vuaj vetëm 45 ditë burg. Vrasja e gruas dhe bijës së saj është përmendur në Raportin Goldstone të OKB-së. Emrat e tyre janë Ria Abu Hajaj, 64, dhe vajza e saj Majda, 37. Ato ishin vranë pasi tundnin një flamur të bardhë në ditën e parë të operacionit tokësor në Gaza, më 4 janar, 2009. Ndërkohë qeveria izraelite ka njoftuar për një ligj të ri që dënon “gjuajtësit e gurëve” me 20 vite burgim. Është gjerësisht e njohur se populli palestinez, në mungesë të armatimit, mbrohet nga ushtarët duke hedhur gurë. /mesazhi/:
| |
|