Të jesh i martuar në këto kohë konsiderohet si praktikë e dalë mode. Të rinjtë e shohin martesën si konservative dhe preferojnë të qëndrojnë zyrtarisht të palidhur me dikë tjetër.
Shtetet me pikëpamje tradicionale besojnë se familja është thelbësore për jetën e dikujt.
Ka përparësi dhe mangësi nga të qenët i martuar. Përveç shtimit në peshë dhe debateve, ka aspekte pozitive. Sociologët kanë provuar se ata që janë të martuar janë më të lumtur me marrëdhëniet e tyre sesa ata që janë të pamartuar. Për më tepër, fëmijët e lindur nga prindër të martuar janë më të lumtur dhe psikologjikisht më të shëndetshëm.
Jetë më e gjatë
Përllogaritet se numri i personave që vdesin është dy herë më i madh te çiftet e pamartuara. Ata që kanë kurorëzuar dashurinë përpara ligjit kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, i mbështesin partnerët dhe i ndihmojnë kur kanë nevojë. Njerëzit që ndihen përgjegjës për personin me të cilin janë martuar dhe fëmijët, kanë prirje më të madhe të kujdesen për veten. Nëse dëshironi të jetoni gjatë, martohuni!
Kujdesi për veten
Të dhënat e studimeve tregojnë se femrat dhe meshkujt e martuar janë më të shëndetshëm. Ata që janë çift ndiejnë përgjegjësi për personin me të cilin kanë krijuar një familje dhe janë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Kështu, ata që martohen heqin dorë nga zakonet e këqija dhe fillojnë të kërkojnë të jetojnë më gjatë.
Rrezik më i ulët për SST
Të martuarit kanë një jetë seksuale të rregullt dhe të qëndrueshme. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë vazhdimisht një partner seksual. Kjo ul ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Shëndet më i mirë
Për femrat, të qenët e martuar është një përfitim i madh shëndetësor. Jeta e mirë seksuale i jep ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Kjo ndikon te humori dhe shëndeti mendor, të cilat nuk janë më pak të rëndësishme se ai fizik. Kërkimet kanë provuar se beqarët vuajnë më shumë nga lëkundjet e humorit dhe bien në depresion më shpesh.
Problemet shëndetësore zgjidhen
Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt e martuar kanë avantazhe shëndetësore nga martesa. Burrat që mbajnë një unazë zotimi në dorën e majtë, ndihen më mirë mendërisht dhe emocionalisht kur janë të martuar. Ata janë të qetë sepse ndiejnë se dikush po kujdeset për ta, se janë të dashur prej të tjerëve dhe se dikush ua ndjen mungesën. Kjo i bën mirë sistemit kardiovaskular dhe i bën ata më pak të prekshëm nga infarktet, problemet e zemrës dhe sëmundje të tjera.
Financa më të mira
Studimet mbështesin idenë se çiftet e martuara janë në gjendje më të mirë financiare sesa beqarët. Jo vetëm bashkim i financave, por edhe i përpjekjeve për të fituar më shumë, i bën të martuarit të ndihen më të pasur. Ndërgjegjësimi dhe përgjegjësitë i bëjnë partnerët të kërkojnë më shumë nga vetja dhe të marrin rroga më të larta.
Mirë për veset
Martesa, sipas shkencëtarëve, është një obligim që kërkon shumë zotim dhe këtu nuk ka vend për vese rinore. Ata që bashkohen përpara ligjit për të krijuar një familje duan që kjo të jetë sa më e shëndetshme. Për këtë arsye, të martuarit kanë më pak gjasa të pinë alkool apo drogë. Disa madje heqin dorë edhe nga duhani prej gruas dhe fëmijëve.
Më e lehtë të kujdesesh për fëmijët
Shumë persona mund të duan të kenë fëmijë, disa prej tyre edhe pa u lidhur me martesë, por hulumtimet tregojnë se martesa i bën fëmijët më të lumtur dhe prindërit më të qetë. Aftësitë sociale të fëmijëve nga martesat janë më të mira sesa ato të prindërve beqarë që nuk arrijnë të lidhen me të tjerë.
Jetë e përmbushur
Një çift fiton më shumë, kjo do të thotë se stili i jetesës së tyre është më i mirë dhe kërkesat përmbushen më lehtë. Ata gjithashtu e kanë më të thjeshtë të përballojnë udhëtimet, ushqim më të mirë dhe edukim të duhur për fëmijët e tyre.
Shoqëri jetëgjatë
Në një studim të kohëve të fundit, u zbulua se të moshuarit e mbetur vetëm nga vdekja e partnerit/es së tyre apo ata që kishin qenë gjithnjë beqarë, kishin më shumë gjasa të vdisnin më herët ose të vetëvriteshin. Të qenët i martuar do të thotë të jesh i shoqëruar, pra vetmia në këtë rast nuk mund të gërryejë shëndetin siç bën me të vetmuarit.
Nëse gjeni personin e duhur për ju, mos u mendoni gjatë, jeta është e shkurtër dhe shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm.