All-llahu është krijuesi i gjithësisë, i gjithëçkahut . Ai e krjoi njeriun në formën më të bukur dhe më të përsosur dhe në Kur’ani Kerim dëshmon se e ka lartësuar njeriun mbi të gjitha krijesat tjera. Njeriu nga krijesat tjera dallohet me mendjen e tij, ai me atë mendon, logjikon, por nuk mund të dijë më shumë se sa Krijuesi i gjithësisë. Për këtë All-llahu xhele shanuhu na ka thënë neve lexoni, studijoni, hulumtoni për gjërat që nuk i dini, për gjërat që nuk keni njohuri, për të bërë jetën tuaj më të lumtur, më të rehatshme dhe më të lehtë.
Njeriu duke dashur të studiojë, haset në disa faza vështirësie: përtacia dhe miku i keq, por në qoftë se i tejkalon këto ai atëherë vazhdon drejt suksesit.
Muhammedi alejhi selam e ka lutur All-llahun xhele shanuhu : “ O Zot, prej Teje kërkoj mbrojtje nga brengat dhe nga pikëllimi, prej Teje kërkoj mbrojtje nga ligësia dhe përtacia.”
Përtacia ëshët një armik i yti për të shkuar drejt rrugës së suksesit. Ajo nuk është një armiqësi e cila i del njeriut dhe përleshet me to si burrat, por ajo i del njeriut në forma të ndryshme, herë merr formën e mikut të sinqertë, herë merr formën e arsyetimit: si sëmundje, lodhje, dhembje. Kështu që ajo të thotë ty: mos puno përse të punosh në rini të harxhosh rininë tënde kot, shtiru sikurse punon por mos puno, në qoftë se punon lodhesh, të humb gëzimin , shiko të jetosh një jetë pa brenga. Në qoftë se tek ti gjendet kjo përtaci për të mësuar, punuar, ti mund ta tejkalojsh atë me anë të vullnetit..
Në zgjedhjen e shokut ne duhet të shohim tek ai a gjenden: puna, sinqeriteti dhe mirësia përkundrazi nëse nuk gjenden këto atëherë prej atij mos prit punë të mbara.
Një fjalë popullore është “ Mos pyet për atë kush është, cilit fis i takon por pyet për shokun e tij me kë shoqërohet ” me këtë kuptohet se shoku ose të drejton në rrugë të drejtë ose në rrugë të keqe. Shoku i mirë atë qe ia dëshiron vetes ta dëshiron edhe ty por shoku i keq të ka zili nëse nuk e ndjek rrugën e tij, a nëse e ndjek rrugën e tij do të behësh i njejti, e përdor fjalorin e tij, bën trazira, fëlliqësira punë që nuk i kanë hije një njeriu dhe kur vjen në diskutim puna të thotë mos e harxho rininë tënde, mos e shkatërro atë, shih të kënaqesh, ai gjithashtu shqetësohet prej punëtorëve dhe i nençmon ato, mundohet që edhe tjerët t’i terheqë në greminë që ka rënë vetë.
Gjatë gjithë jetës tënde në qoftë se i tejkalove këto të dyja atëherë veç më ke filluar rrugën drejt suksesit, tani në dorë do të kesh dy armë vullnetin dhe punën.
Arma e parë para se cilës gjunjëzohen përtacia e tjera vepra të këqija është vullneti. Në qofët se e përdor vullnetin në punë të mira atëherë nuk duhet që të frigohesh, shoku i keq nuk mund të të mashtrojë, goja yte nuk do të përdor fjalë të pahijshme, sjellja jote nuk do të dëmtoj të tjerët.
Njeriu nuk mund të bëhet njeri me intelektin dhe dijen e tij por me vullnetin, vullneti është ajo që më
në fund të shpërblen.
Vullneti ëshët fuqia shpirtërore që e dallon njeriun jo vetëm nga gjallesat e tjera por edhe e ngritë në piedestalin më të lartë në mesin e njerëzve të ditur. Personalitetet e larta në histori pozitën e tyre e kanë fituar nëpërmjet vullnetit.
Ekzistojnë njerëz që nuk kanë shumë dituri, nuk mund të kuptojnë shpejtë por asnjërin nuk mund ta gjesh që ka vullnet të dobët.
Kjo, për arsye se suksesi dhe ngritja jane fryte te mundit, kurse vetë mundi është shprehje e vullnetit.
Vullneti nuk është vetëm kusht i suksesit ajo është edhe kusht i lumturisë. Njerëzit duke haruar se lumturia gjendet në mbrendinë e tyre, por ato mundohen ta gjejnë nëpër bare, kafene dhe argëtime tjera të ndryshme. Pra, lumturia nuk është si një arkë që mund të zbulohet me rënie të kazmës, por ajo është fortifikatë e cila nuk mund të fitohet vetëm me forcën e vullnetit dhe përpjekjes.
Puna është ajo që të sjell lumturi,pa punë s’ka lumturi.Ajo është shumë e fshehur në mbrendinë e lodhjes. Njeriu punon, mundohet dhe asnjëherë nuk ndien lodhje kur në jetën e tij ka rezultate pozitive. All-llahu xh.sh. në shumë ajete kur’anore e ka bërë obligim (farz) atë e ka barazuar ashtu sikur frymëmarjen që marrim, sikur ujin që pijmë dhe sikur ushqimin që e hamë.
Pse vallë i dha rëndësi të madhe punës? Sepse pa punë s’ka lumturi, ajo është bartës i suksesit.
Pra ne të bëhemi nga ato të cilët i kanë këto armë të fuqishme në dorë, të largohemi larg përtacërisë, larg shoqerisë së keqe që të shpien në humbje . Ne të shikojmë veten ashtu siç është i kënaqur All-llahu xh.sh. me ne dhe që të jemi edhe ne të kënaqur me vullnetin, punën dhe suksesin në jetën tonë në vazhdim Te punojmë për këtë botë sikur të mos vdesim kurrë, kurse të punojmë për botën tjetër sikur nesër është dita e fundit për ne.
Marur nga revista "Ikre" Revist e nxënësve të Medres "Isa Beu"
Melek Rushiti II-B
Paralelja e vajzave- Shkup