Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi, 5 persona në pranga për fatkeqësinë e minierës në Ermenek | |
- Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësi i minierës së qymyrit në Ermenek të Turqisë, janë arrestuar, ndërkohë që tre të paraburgosur janë liruar si pjesë e hetimit në lidhje me fatkeqësinë që ndodhi në minierën në fjalë një muaj më parë. Pesë zyrtarët e lartë të minierës private në Ermenek, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësi Saffet Uyar, janë arrestuar në kuadër të hetimeve në lidhje me aksidentin, ka konfirmuar avokati Ujar Sheref Han. Ndërkohë që tre persona janë liruar pas marrjes në pyetje në prokurori. Shumë ekipe të shpëtimit janë duke punuar 24 orë për largimin e ujit nga miniera që të arrihet deri tek trupat e minatorëve. Fatkeqësia ka ndodhur më 28 tetor kur një sasi e madhe e uji nëntokësore shpërtheu dhe përmbyti galerinë e saj. Në kohën e incidentit nga miniera ishin evakuuar 40 minatorë, ndërsa ekipet e shpëtimit më vonë nxorën edhe 16 minatorë. Byroja e Minierës kishte konfirmuar se në minierën e përmbytur ende ndodhen 18 minatorë, ndërsa ekipet shpëtimtare të enjtën nxorën dy trupa të pa jetë. Për 16 prej tyre ende nuk dihet asgjë.:
| |
|