Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Së shpejti nis ndërtimi i Xhamisë së re | |
- Ky ishte vendimi i qeverisë, në lidhje me adresimin e të gjitha shqetësimeve të besimtarëve myslimanë. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Peleshi deklaroi sot, se qeveria ka marrë dy vendime tepër të rëndësishme. I pari është marrë në kuadër të masave për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në vend. Kjo ka të bëjë me mbështetjen e industrisë fasone, duke i rikthyer tatim fitimin 5%. Qeveria do të themelojë fondin e mbështetjes së industrisë fasone, që për vitin 2014 kjo shkon në vlerën 2.5 milionë dollarë. Peleshi ftoi donatorët e brendshëm ose të huaj që të marrin pjesë në këtë fond, për të kontribuar në një platformë të hapur jo vetëm për buxhetin e shtetit, por edhe donatorët e tjerë. Vendimi i dytë ka të bëjë me një çështje të zvarritur prej kohësh, që është ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës. “Kjo zgjidhje, pra leja e ndërtimit të lëshuar dhe vendimi, i hapin rrugën rifillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, dhe një muzeu të interesit publik dhe bashkëjetesës fetare. Vendimi i sotëm ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga qeveria për të shpronësuar sipërfaqet private, mbi të cilat do të ndërtohet muzeu. Për këtë, kemi ndjekur të gjitha procedurat që ligji parashikon”, tha Peleshi.:
| |
|