Secili prej nesh njihet nga vet personaliteti i tij. Atë e përbëjnë qëndrimet tona, aftësitë, mënyra e sjelljes, struktura emocionale dhe shumë karakteristika tjera. Secili prej nesh dëshiron të ndërtoj personalitetin e tij, të mos jetë një imitim i dikujt, mirëpo kjo nuk është e lehtë. Mund të pyesim se si të ndërtojmë personalitetin tonë? Ju japim disa parime:
- Gjithmonë thuaje të vërtetën. Parimet e bazuara në gënjeshtra shumë shpejt rrëzohen.
- Mos bëni kompromise kur është fjala për karakterin. Këtë e bëni në dëm të vetes.
- Jini të këndshëm dhe tërheqës. Mbani imazhin
personal.
- Çdo ditë kujdeseni për zhvillimin
personal.
- Shoqëroheni me njerëz të suksesshëm dhe që kanë vetëbesim. Mësoni prej tyre.
- Jepuni njerëzve më shumë se sa presin ata nga ju.
-Besojuni njerëzve duke mos kërkuar shumë
argumente.
- Kujdeseni për veshjen. Pamja e jashtme, megjithatë, është e rëndësishme.
- Jini të parët që u afrohuni njerëzve. Hapuni, vetëm kështu edhe tjerët do të hapen me ju.
Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)