islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
166 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 166 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty96%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty0%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty0%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty0%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty1%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty2%Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM Empty
MesazhTitulli: Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM   Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM EmptySun 30 May 2010 - 11:39

Mr. Uzeir Ibrahimi








ZUHDI (ASKETIZMI)
NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM




Fjala zuhd në aspektin gjuhësor do të thotë: braktisje, largim prej gjërave të liga, mospërfillje e kësaj bote dhe braktisje e saj. Ndërsa në aspektin terminologjik zuhd do të thotë: largim prej kësaj bote dhe pengim i nefsit që të mos lakmojë ndaj kësaj bote.[sup]1[/sup] Po qe se pyesim vetveten se njeriu prej nga ka ardhur, për çfarë qëllimi jeton dhe se ku do të shkojë, më së miri do të kuptojmë thelbin e filozofisë së zuhdit. Pra, sipas Kur’anit njeriu është një krijesë e krijuar (argument) e All-llahut si dhe përsëri tek Ai do të kthehet, e në këtë botë jeton si mëkëmbës (hafife)[sup]2[/sup] i All-llahut që nënkupton se njeriu me largimin prej kësaj bote nuk përfundon jeta e tij, veçse kalon prej një faze në një fazë tjetër. Kuptohet, pra, se qëllimi i krijimit të njeriut është që ai të përkujtojë Krijuesin e vet. Por, pasi që te njeriu ekziston nefsi tashmë shtohen dëshirat e tij.
Nëse shikojmë krijimin e njeriut nga këndvështrimi biologjik, do të vërejmë se në të ekzistojnë gjëra që janë të përbashkëta me krijesat e tjera, mirëpo, logjika është ajo që njeriun e dallon nga krijesat e tjera, e dihet se këtë ia dhuroi All-llahu Fuqiplotë. Ai edhe e ngarkoi njeriun me përgjegjësi dhe njeriu me të pranuar këtë përgjegjësi, mori mbi vete një barrë të rëndë, andaj edhe duhet të ketë frikë se a do të mund ta kryejë këtë amanet? All-llahu xh.sh. thotë: “Sikur Ne ta zbritnim Kur’anin mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu”.[sup]3[/sup] Po qe se njeriu largohet nga Kur’ani, atëherë në vend që të adhurojë Krijuesin, bie në dashurinë e krijesave dhe ata dalëngadalë fillon t’i konsiderojë si zota dhe t’i adhurojë. All-llahu xh.sh. thotë: “A e ke parë ti (Muhammed) atë që dëshirën e vet e respekton si zot, e All-llahu e ka ditur se ky do të jetë i humbur”.[sup]4[/sup]
Shihet qartë se përmes këtij ajeti lur’anor na përkujton se njeriu po qe se jepet pas nefsit gradualisht dëshirat epsharake në zemrën e tij konsiderohen zot. E ai që të mos bie në këtë nivel të ulët i sugjerohet të mbizotërojë epshin. Këtë ai mund ta arrijë duke i kryer obligimet e veta që ka ndaj All-llahut. Po qe se njeriu e arrin këtë ai tashmë lirohet prej brengave të nefsit dhe fillon të logjikojë me trurin e tij të shëndoshë e jo me trurin e barkut të tij. Kjo mund të quhet zuhd (zahid-asketë). Në të kundërtën edhe pse All-llahu e lartësoi krijesën njeri, por nëse ai e ndjek nefsin e tij, me këtë veprim të tijin ai bie në nivelin më të ulët se krijesat e tjera. Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Vërtet Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ulëtin e të ulëtëve”.[sup]5[/sup]
Zuhdi është një drejtim sofist që i pëshpërit njeriut ta rikujtojë qëllimin e krijimit të tij si dhe kthimin tek All-llahu. Ose thënë ndryshe zuhdi është ushqim shpirtëror që njeriut ia përkujton burimin e vërtetë të shpirtit dhe zemrën ia mbush me dashurinë e All-llahut xh.sh. Zuhdi është proces i transferimit të elementit mbizotërues të nefsit në platformën shpirtërore.[sup]6[/sup] Për këtë edhe Shemsi Tibrizi thotë: Qëllimi im nuk është që unë të dëshiroj vetëm dardha.[sup]7[/sup] Pra, qëllimi i krijimit të njeriut nuk qenka që atë ta mbizotërojë nefsi, por ai ta mbizotërojë nefsin e tij. Ja se si thotë All-llahu Fuqiplotë:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve dhe ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, ndaj bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”.[sup]8[/sup]
All-llahu xh.sh. përmes këtij ajeti na e tërheq vërejtjen që të mos mashtrohemi duke u dhënë vetëm pas pasurisë së kësaj bote, e të harrojmë Krijuesin, sepse të tillët që veprojnë kështu tek All-llahu konsiderohen si gjysmakë, të çmendur dhe të humbur. Imam Rabbani logjikën e njeriut e ndanë në dy pjesë: Mead dhe Meash. Në pjesën Meash bëjnë pjesë krijesat që kanë logjikë, por nuk mendojnë përveç hajes dhe pijes për asgjë tjetër (si kafshët) Në pjesën Mead bëjnë pjesë ato krijesa që përkujtojnë All-llahun dhe që pasuria nuk i largon nga të përmendurit e All-llahut.[sup]9[/sup] Tregohet se një herë një dijetar iranian futet në burg nga pushtetmbajtësit e asaj kohe. Në qelinë e vet e kishte një shok i cili ishte bari (çoban) Dijetari një ditë i zhytur në mendime për gjendjen e popullit fillon të qajë. Edhe bariu që e shoqëronte filloi të qajë. Dijetari kur e pa atë duke qarë pak sikur u gëzua dhe tha në vete: “Më në fund e gjeta një njeri që po i kupton hallet e popullit sikur unë”. Pastaj iu drejtua dhe e pyeti: “pse po qanë?” Ai u përgjigj: “Pse të mos qaj, kur ti derisa qaje të dridhej mjekra dhe mua më shkoi mendja dhe mu kujtua cjapi im që e kam dashur shumë dhe nuk munda ta mbaj veten”.
Ja pra, këta të dytë kanë qarë, por secili ka pasur qëllimin e vet për të qarë, e dallimi i qëllimeve të tyre është sikur toka me qiellin. Po ashtu ne mund të krahasojmë veten ose në vend në vend të dijetarit ose në vend të çobanit. Njeriu prej lindjes së tij futet në një rrugë dhe përmes kësaj rruge mundohet të gjejë lumturinë. Kjo rrugë Në Kur’anin Famëlartë quhet siratul-mustekim (rrugë e drejtë), po qe se njeriu futet në këtë rrugë (siratul-mustekim), ai ndjehet më i lirë, por për t’u futur në këtë rrugë dihet se kërkohet mund, punë dhe sakrificë. Kur All-llahu e largoi Iblisin prej mëshirës së Tij, ai iu drejtua duke thënë: “(Iblisi) Tha: Zoti im, për shkak që më përzure (më largove) unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë, përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë”.[sup]10[/sup] Mu për këtë All-llahu na tregon se jeta e kësaj bote është një lojë, dëfrim dhe se duhet besuar dhe të jemi prej atyre që u ruhen të këqijave.[sup]11[/sup]
Njeriu duhet të kuptojë qëllimin e krijimit të tij, ku, sipas këtyre ajeteve tregohet se njeriu ka përgjegjësi dhe se nuk është krijuar që ai të dëfrehet në këtë botë, e të jetojë vetëm për të ngrënë, por të hajë sa për të jetuar. Muhammedi a.s. i bënte lutje All-llahut: O Zot, furnizoje familjen time aq sa të kenë nevojë për t’u ushqyer.[sup]12[/sup]
Sipas dijetarëve sufi zuhd nuk don të thotë varfëri, por largim i zemrës prej intrigave të dunjasë,[sup]13[/sup] kështu që njeriun të mos e zotërojë pasuria, por ai ta zotërojë atë, sepse sikurse pasuria që e largon njeriun prej All-llahut, po ashtu e largon edhe varfëria. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: O Zot, kërkoj mbrojtje prej sherit të pasurisë si dhe prej fitnes së varfërisë.[sup]14[/sup] Për ata persona që pasuria i largon nga të përmendurit e All-llahut apo prej të Dërguarit të Tij, All-llahu xh.sh. thotë: “Thuaj (o i Dërguar) në qoftë se etërit tuaj, djemt tuaj, vëllezërit tuaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, janë më të dashura për ju se All-llahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”.[sup]15[/sup] Ndërsa Muhammedi a.s. shpesh thoshte: O Zot, kërkoj mbrojtje prej nefsit që nuk ngopet.[sup]16[/sup]
Po ashtu e kanë pyetur Sufjan es-Seriun se a mund të jetë zahid njeriu që posedon pasuri? Ai u përgjigj: Po, përderisa kur e godet ndonjë vështirësi ka durim, si dhe kur i shtohet pasuria është falënderues.[sup]17[/sup] Me termin zuhd nuk duhet të nënkuptojmë që njeriu të ec me tesha të vjetra e të shqyera, por të largojë lakminë ndaj pasurisë nga zemra e tij që ajo të mos bëhet shkak për ta penguar nga të përkujtuarit e All-llahut xh.sh., sepse njeriu nëse ka pasuri mundohet që atë ta shumëfishojë, ngase edhe syri i njeriut nuk ngopet me pasurinë që ka, por gjithmonë mundohet që sa më tepër pasuri të grumbullojë. Për këtë shkak Muhammedi a.s. thotë: Po qe se njeriu ka një luginë me pasuri mundohet të mbush edhe një luginë tjetër. Syrin e njeriut i nginë vetëm toka (dheu).[sup]18[/sup] Po ashtu All-llahu xh.sh. në ajetet kur’anore urdhëron besimtarët që një pjesë të pasurisë t’ua shpërndajnë fukaraje. “Të pyesin ty se çka do të japin. Thuaj: Tepricën”.[sup]19[/sup] Tepricë konsiderohet ajo pasuri që i kalon nevojat e përditshme elementare. Pra, njeriu që është lakmues i pasurisë dhe po të jetë dijetar i tejkalon kufijtë e xhahilit që nuk është lakmues i pasurisë. Sipas Fesë Islame njeriu duhet të mundohet të punojë, të fitojë, por të mos i kapërcejë kufijtë e të lejuarës. Ndodh që njeriu të jepet pas pasurisë dhe i bie ndërmend që si e si të shumëfishojë atë pa zgjedhur mjete. Kjo rrugë atë e shpie në kapitalizëm ose shekullarizim. Kohëve të fundit edhe vetë jeni dëshmitarë se si shtetet më të fuqishme mundohen të sundojnë shtetet më të dobëta vetëm e vetëm për t’ua marrë pasurinë edhe atë duke e arsyetuar veprimin e tyre me termin “të drejtat njerëzore”, demokraci, etj. Kështu që njeriun të cilin e kaplon ky virus ai nuk është në gjendje të mendojë diçka tjetër përveç asaj se si t’i mposhtë të tjerët, e vetë të grabitë dhe të grumbullojë sa më shumë pasuri. Ai duke i bërë izmet këtij mendimi në popull fut përçarje, varfëri, nacionalizëm, bën tregti me gjëra të palejuara dhe e ndotë ambientin dhe në këtë mënyrë bën çrregullime në tokë. Për këta njerëz All-llahu xh.sh. thotë: “E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten. Të tillët janë ata të prishurit”.[sup]20[/sup]
Në Kur’an njeriu porositet që të mbajë rrugën mesatare në jetë. Ia ka treguar kufijtë që nuk duhet t’i shkelë për të humbur botën tjetër për këtë botë. All-llahu xh.sh. thotë: “E për sa i përket atij që e ka tepruar, e i dha përparësi jetës së kësaj bote, Xhehennemi do të jetë vendi i tij”.[sup]21[/sup] Ndërsa Muhammedi a.s. na këshillon neve që të mos na mashtrojë shumë pasuria e kësaj bote dhe thotë: më së shumti do të pendohet në Ditë e Kiametit ai që e shet ahiretin për dynjanë e tjetërkujt.[sup]22[/sup] Si dhe përgëzon ata besimtarë të cilët kanë qenë indiferent ndaj kësaj bote dhe thotë: Nesër, në Ditën e Gjykimit, më afër All-llahut do të jenë ata që në këtë jetë janë ruajtur nga gjynahet dhe janë indiferent ndaj dynjasë (pra, nuk kanë lëshuar zemër për këtë jetë).[sup]23[/sup] Pra, edhe vetë Muhammedi a.s. e ka praktikuar këtë hadith në jetën e tij. Librat e historisë na tregojnë se jeta e tij ka qenë e thjeshtë si në veshmbathje, ushqim, fjetje, ashtu edhe në sjellje. Në jetën e përditshme jemi dëshmitarë të se nga kjo botë nuk largohen vetëm të varfrit, por edhe të pasurit, sepse pasuria ata nuk i bën të përjetshëm. All-llahu xh.sh. thotë: “Ai që ka tubuar pasuri dhe atë e ruan të mos i pakësohet, e mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame”.[sup]24[/sup] All-llahu xh.sh. i sugjeron Muhammedit a.s. që të largohet prej këtyre personave, sepse atyre nuk u bën dobi këshilla dhe thotë: “Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë) e më vonë do të kuptojnë”.[sup]25[/sup]
Si përfundim njeriu mund të llogarisë veten se cilit grup të njerëzve i takon, por sidoqoftë, na mbetet ta lusim All-llahun xh.sh. që të na mbrojë nga lakmia e tepërt e kësaj bote për të qenë fitues edhe të botës tjetër. Një poet mashtrimin e njeriut pas pasurisë e shprehë përmes poezisë së tij “Urtësia dhe dituria”, ku në mes tjerash ai thotë:

“Po nuk është paraja vetëm njeriu ta kërkojë,
Edhe vetëm për të atillë pasje ai të lakmojë.
Ka pasje të madhe, ka pasje të çmuar,
Që njerëzit e mençur kudo janë duke e kërkuar.
Lum ai njeri që ka rënë pas urtësisë,
Dhe i bëhet shok asaj, si dhe diturisë.
Urtësia është më e shtrenjtë se ari i kulluar,
Sepse e bën njeriun, vërtet, njeri të mbaruar”.[sup]26[/sup]
1 Dr. Selcuk Eraydin, Tesavvufi dhe Tarikatet (përktheu Metin Izeti), f. 163, Tetovë 2001.

2 Bekare, 30.

3 Hashr, 21.

4 Xhathije, 23.

5 Tin, 4-5.

6 Dr. Selcuk Eraydin, Tesavvufi dhe Tarikatet, f. 163.

7 Tibrizi Shems, Mekalat (terc), Istanbul 1974, 1/194.

8 Ali Imran, 14.

9 Rabbani Ahmed Faruk es-Serhedi, Mektubat, Istanbul 1977, 1/219.

10 Hixhr, 39-40.

11 Muhammed, 36.

12 Tirmidhi, Zuhd 38; Buhari, Sahih, nifak 14.

13 Ibn Manzur, pjesa e zuhdit.

14 Buhari, Doroot, 44-45.

15 Tevbe, 24.

16 Ibën Maxhe, Ebu Abdullah Muhamed b. Jezid, Es-Sunen, 1/18.

17 Ebu Nuajm Ahmed b. Abdullah El-Isfani, Hiljetul-evlija, 6/387.

18 Darimi Ebu Muhamed Abdullah b. Abdurrahman, Es-Sunen, 2/319.

19 Bekare, 220.

20 Hashr, 19.

21 Naziat, 37-39.

22 Jakup Memiq, Hadithe të Zgjedhura të Pejgamberit Alejhisselam, f. 89, Tetovë 2003.

23 Po aty, f. 165.

24 Humeze, 2-4.

25 Hixhr, 3.

26 Gjerasim Qiriazi, Urtësia dhe dituria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
Zuhdi(Asketizmi) NË KËNDVËSHTRIMIN ISLAM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Kthime ne Islam] Subhanallah nje italian kthehet ne islam dje diten e Kurban Bajramit
» [Konvertime në islam] Nga krishterimi në Islam, historia inspiruese e Salahudin Decero
» [Kthime ne Islam] Këngëtarja amerikane Jennifer Grout konvertohet në Islam
» MORALI Islam
» [Film i shkurter islam] Martesa e ëndrrave - Film islam | Mitrix Media

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: