Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Tek Zoti i lini amanet | |
Histori shumë të çuditshme tregon njëra nga drejtueset e shtëpisë së fëmijëve në Saudi.Një ditë më erdhi lajmërimi se janë gjetur dy fëmijë, njëri pranë një xhamie në Meke, ndërsa tjetri në Xhiddeh. U shtua shumë numri i fëmijëve në shpinë e fëmijëve në Meke, saqë nuk mund të pranonim më fëmijë në të. Në këtë periudhë u lehtësuan heshtjet në shtëpinë e fëmijëve në Xhiddeh dhe na u mundësua që fëmijët e Mekës t’i kalojmë në Xhiddeh. Punonjësit e shtëpisë së fëmijëve në Xhiddeh panë që fëmija i cili erdhi nga Meka kishte një ngjashmëri tepër të madh me njërin nga fëmijët që ndodheshin në shtëpinë e fëmijëve aty në Xhiddeh. I hapem letrat, regjistrat e fëmijëve dhe pamë se të dy fëmijët ishin gjetur në të njëjtën ditë, dhe afërsisht në një diferencë kohe prej dy orësh mes njeri tjetrit. Njëri prej fëmijëve e kishte akoma kartën e numrit të tij të varur tek këmba. U kthyem tek spitali dhe pamë numrin e tij. Gjetëm se ky fëmijë ishte binjak me një tjetër. Ndërsa nëna e tyre ishte larguar nga spitali bashkë me burrin e saj. Morëm disa të dhëna nga dokumentet e tyre si: aktin e martesës, adresën e nënës, duke qene se ajo nuk ishte Saudiane. Kërkuam nga spitali që t’u bënin disa analiza fëmijëve, kur pamë!! Çudia ishte se të dy fëmijët e kishin të njëjtë me njëri tjetrin, dhe përputheshin me njëri tjetrin. Bëmë edhe analizën e ADN-së dhe pamë se edhe ajo përputhej. Kërkuam nënën e tyre, dhe gjetëm një vajze e cila banonte me nënën e saj që ishte paralizuar, dhe kjo vajze ishte e vetmja e saj. Zbuluam se nëna e saj e kishte martuar atë me një burrë nga vendi i saj, që punonte në Meke, për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për to. E pyeta vajzën: A nuk ke fëmijë? Tha: Po kam lindur dy binjakë. E pyeti: Ku janë ata? Tha: I mori babai i tyre që t’i bënte synet dhe nuk ktheu më. Tha: Kam kërkuar burrin tim, por nuk e kam gjetur. Ai e ka mbyll edhe telefonin. Zbuluam se babai i fëmijëve ishte larguar nga vendi. Pastaj e lajmëruam nënën se fëmijët ishin tek ne. Kur erdhi për t’i parë fëmijët qante dhe bërtiste. Thoshte: Fëmijët e mi... fëmijët e mi!! U munduam ta qetësonim. Nuk mundi të ulej në karrige, u ul për toke. Kam dëshmitar Allahun se nuk mbeti njëri në atë mexhlis vetëmse qau për të qarën e saj. Çudia ishte se fëmijët u ulen në prehrin e saj me qetësi dhe me ngrohtësi. Mbasi e mori veten e pyeta: Pash Allahun si e ke lutur Allahun qe t’i ka ruajtur fëmijët e tu dhe t’i ktheu ata ty? Tha: Kur i mori ata babai i tyre për t’i bërë synet, thashë: Ju lë amanet tek Allahu, tek Ai i Cili nuk humbasin amanetet! Mbasi u vonuan dhe burri im e mbylli telefonin, mendova se ai bashkë me fëmijët është arratisur në vendin tonë, dhe i lutesha Allahut: O Ti që e ke bashkuar nënën e Musait me dy djemtë e saj, më bashko edhe mua me fëmijët e mi. Qaja me të madhe duke iu lutur Allahut. Nuk e dija se ky baba ishte kaq zullumqar saqë t’i hidhte fëmijët nëpër xhami në dy qytete të ndryshme. I thashë: Allahu nuk të ka kthyer duarbosh. I ka ruajtur ata. Dhe të ka qetësuar ty me ta. U largua nena njëzet vjeçare me fëmijët e saj. Duke mos e besuar atë që kishte ndodhur. Kush i mbështet Allahut, Allahu nuk e kthen atë duarbosh. Kjo grua pa pushtet nuk arriti të ankohej. Tek politikanët nuk beri asgjë, e vetmja gjë që bëri ishte lutja, qarja dhe namazi! Vetëm iu drejtua Allahut me zemër dhe nijet të sinqertë, me besim të fortë dhe me bindje të madhe tek Allahu. E dëgjoi atë Mbreti i mbretërve dhe bëri që për të, të lëvizin ushtarët e Tij në tokë që t‘ia kthenin asaj fëmijët e saj.!! O Zot mos na bëj të mbështetemi tek dikush tjetër përveç Teje. Tek Ti mbështetemi dhe tek Ti është kthimi jonë. Tek Zoti i lini amanet, fëmijët tuaj të nderuar!!
Përktheu: Zejdi Isuf Bardhoshi | |
|