Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Zëdhënësi i Ministrisë Peshmerge në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut, Helgurt Hikmet njoftoi se SHBA do të krijojë bazë ushtarake në afërsi të Erbilit, raporton Anadolu Agency (AA). Hikmet në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: "SH | |
- Ministri i Jashtëm i Katarit Khalid Bin Mohammad Al-Attiyah rikonfirmoi mbështetjen për lëvizjen palestineze Hamas, duke thënë se grupi thjesht lufton pushtimin Izraelit, raporton Middle East Monitor (MEMO). Al-Attiyah, duke folur në konferencën e sigurisë së Munihut, tha se "problemi më i madh" në Lindjen e Mesme është ngecja në procesin e paqes. Procesi izraelito-palestinez i paqes, ashtu si edhe konflikti, është flaka e të gjitha turbulencave në Lindjen e Mesme. Ai mohoi akuzat e bëra nga ministri i Çështjeve të inteligjencës së Izraelit Yuval Steinitz, i cili pohonte se Katari mbështetë Hamasin për të nisur sulme terroriste në Izrael, duke thënë: ". Hamasi nuk është një grup terrorist, ai ka një aspekt social, politik, dhe një aspekt tjetër:Rezistencën. Nëse ju heqni pushtimin, Hamasi nuk do të luftoj me ju. Kjo është një lëvizje e çlirimit. " "Nëse ju pyesni një fëmijë gjashtë vjeçar në Rripin e Gazës, ai do të ju thotë se ajo ka dëshmuar tre luftëra të ashpra të nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës. A e shkatërroi Izraeli Hamasin me këto luftëra? Sigurisht jo, sepse kjo është e pamundur. Izraeli nuk ka zgjedhje, pos të mbështes dialogin me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe Hamasin," përfundoi ai. /mesazhi/:
| |
|